Gudar Beqiraj:“Trajtimi i Pampurit, shembull që vret sportin shqiptar”

Shumëkush mund ta ketë dëgjuar, por vështirë që ta besojë. Është 63 vjec dhe punon vetëm si roje porte prej disa vitesh në Institutin e Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar, INIMA. Nuk është si të gjithë, por një kampion bote dhe quhet Ymer Pampuri, të cilin akademiku dhe ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Gudar Beqiraj e ka cilësuar si figurë të nderuar të kombit shqiptar, si një pasuri kombëtare, të cilën ne duhet ta ruajmë, ta mbajmë mirë. Madje profesor Beqiraj nuk ka ndalur këtu. Ai i ka bërë apel autoriteteve shqiptare se ka ardhur koha që të rimerret fenomeni "Pampuri" edhe një herë në konsideratë që ai të mos mbetet roje te dera e institutit.
Ymer Pampuri nga një kampion bote në një roje institucioni. Pse?
Nuk është hera e parë që unë flas për Ymerin sepse në fund të fundit Ymeri është për mua është unikal në gjithë Shqipërinë në të gjithë historinë e Shqipërisë. Ne nuk kemi në historinë tonë një njeri të dytë që të ketë pra të tilla vlerësime, të tilla arritje si kampion bote apo vendi i parë në olimpiadë dhe rekordmen i përjetshëm. Pra kemi një personazh që është unikal në gjithë historinë e Shqipërisë. Hë për hë nuk ka një të dytë. Kemi kampion bote si Erkand Qerimaj apo kampione evrope si Gerti Trasha apo si Fetije Kasaj, nën kampione bote, por kampion bote nuk kemi për të rritur. Por që unë nuk arrij të kuptoj këtë që megjithë këto thirrje të herpashershme qoftë në median e shkruar, qoftë në median vizive dhe jo vetëm nga unë por edhe nga një miku im i ngushtë që realisht lufton për sportistët lufton për sportin. Është gjithmonë aktiv Fidel Ylli, i cili në një emision televiziv tha se Ymer Pampuri është një njeri i lënë në mëshirën e fatit. Dhe për mua kjo është vërtetë nga ato minuset e mëdhaja që ka ministria e kulturës dhe sporteve jo vetëm kjo që drejton sot, por edhe ato të parat që nuk kanë arritur të vlerësojnë këtë figurë madhështore të kombit shqiptar.
Kujt ia faturoni këtë indiferencë, pra kush janë përgjegjësit?
Është e qartë. Unë për vete dhe miqtë e mi si Fideli etj kemi bërë atë që kemi patur mundësi. Kemi kontribuar për ta mbajtur në jetë këtë njeri në ardhë të parë. Sepse po të them vetëm kaq se përpara disa kohësh nuk ka mbushur një vit i vdiq e shoqja dhe nuk kishte para për ta varrosur. Deri këtu arrin. Ndërkohë kampioni i botës, Luan Shabani është trajtuar në mënyrë krejt ndryshe në Greqi. Është vërtetë i nderuar. Nuk mund të imagjinohet kurrën e kurrës të punojë si roje, por e do e gjithë Greqia fort. Ka vlerësime të jashtëzakonshme. Dhe kjo është bërë në sajë të vlerësimeve që i ka bërë shteti. Pra e ka trajtuar shtetin në radhë të parë dhe pastaj të tjerat. Por këtu flitet, flitet dhe deri tani asgjë nuk bëhet. Ky duhet vecuar nga gjithë sportistët e tjerë. Unë jam me atë që sportistët elitarë duhet detyrimisht të vlerësohen ndryshe. Ckemi ne kampiona bote, europe, sidomos këta të rinjtë që kemi tani që duam t'i mbajmë këtu detyrimisht duhet t'i vlerësojmë. Dhe unë kam bërë një hesap të vogël dhe e kam thënë edhe herë tjetër që sikur mesatarisht këtyre ne t'i japim nga 500 euro në muaj që nuk është një gjë e madhe, e gjithë fatura për gjithë kampionët që kemi dhe nënkampionat dhe vendin e tretë pra medalistët nuk shkon më shumë se 120 mijë euro në vit. Aq kemi ne 20 vetë dhe për këtë 120 mijë eurosh asnjeri nuk mendon. Pra një buxhet vërtet shumë i vogël, qesharak dhe ne mbetemi në këto kushte që sot Pampuri ne e kemi roje te dera e institutit të informatikës që është vërtet një turp. Packa që ai kur del në televizor dhe kudo që flet për mua flet me superlativa. Flet sikur unë të isha Nënë Tereza. Ndërkohë që mua më vjen turp. Kjo është situata. Dhe faturën shqip jo vetëm sot, por gjithmonë ja kam veshur ministrisë që drejon sportet. Ajo duhet të bëjë përpjekjet maksimale, të merret pra vecanërisht, posacërisht me këtë punë dhe që t'i japi zgjidhje kësaj pune.
Cfarë ka përfituar kampioni Pampuri nga shteti shqiptar?
Kam dëgjuar që para disa kohësh u bë një listë me pensione më speciale sec ka qenë përpara ku ishte dhe Pampuri. Pampuri ka dy muaj që interesohet, nuk dihet gjë. Ka dalë diku edhe në gazetë ku u shkrua një listë ku peshëngritja kishte vetëm dy vetë, Pampurin dhe Asim Belinovën dhe ky i fudnit një figurë e madhe e sportit shqiptar, por që hë për hë ka shkuar në disa dyer ka trokitur dhe ky pension ka qenë sa për shou nëpër gazeta. Konkretisht unë nuk di asgjë. Për të folur më saktë Pampuri nuk ka marrë asnjë kacidhe deri tani. Ka një pension të posacëm Pampuri, të vogël, por para një muaj doli që do vecohen disa si puna e Pampurit, Asim Belinovës dhe sportistë të tjerë. U bë një listë relativisht jo e gjatë, por që nuk dihet asgjë se ku kanë ngecur pra problemi dhe pse këta nuk janë aktivë në këtë procedurë që duhet ta bënin me kohë aktive dhe Pampuri duhet të shkonte merrte atë që meritonte. Megjithatë unë ngul këmbë prapë, Pampuri duhet vecuar nga gjithë të tjerët. Nëqoftëse ne vërtet duam që nesër këtë elitë që kemi sot të peshëngritësve me në krye Erkand Qerimaj, Gerti Trashën, Fetije Kasaj, etj, t'i mbajëm këtu, t'i kemi këtu dhe mos vijë puna që t'i marrim nëpër gojë si kemi marrë dikur se tani kanë pushuar zërat, t'i quajmë tradhëtar si Luan Shabanin, Piro Dhimën, Viktor Mitro, Agim Xhelilin etj që garojnë dhe kanë garuar për ekipin grek. Pra janë bërë vërtet me emër të madh atje. Të mos na vij historia të na përsëritet dhe këta djemtë tanë që vërtet kanë sakrifikuar rininë e tyre për t'u bërë kampiona bote sic është Erkandi të mos i quajmë pra të tillë. Por t'i mbajmë këtu dhe për t'i mbajtur nuk kërkon ndonjë gjë e madhe. Për mua e rëndësishme është që ne duhet të mendojmë që kemi të bëjmë me djem të talentuar, kemi të bëjmë me shqiptarë të cilët na bëjnë të krenohemi që jemi shqiptarë sepse ngrejnë flamurin dhe hera-herës nëpër qytete të ndryshme të Evopës unë kam qenë dëshmimtar këndohet himni kombëtar ku asnjë fushë nuk e ka bërë këtë. Në Nis, në Dortmund në dy nga këto kampionate evropiane për moshat nën 17 vjec kam qenë prezent. E vërtetë, është një emocion i jashtëzakonshëm. Por unë them që duhet ta provojnë këtë edhe ata që janë ministra që të kuptojnë vërtetë sa e rëndësishme është të kesh një kampion bote apo një kampion europe. Kështu duhen ndjerë disa emocione që pastaj të marrin inisiativa për të realizuar ato që unë kam pasur gjithmonë dëshirën e madhe që të realizohen për këta njerëz. Sepse vërtetë është një lloj kënaqësie që edhe fusha ime e matematikës nuk ma ka dhënë asnjëherë. Ma ka dhënë peshëngritja. Pra që unë jetoj me të gjitha emocionet që të japin këta kampione bote që në fund të fundit janë shqiptarë. Unë mund të them vetëm kaq që kur isha sportist dhe nuk isha në nivelin e këtyre, por bëja sport sepse kisha qejf të bëja sport, pra ishte më tepër një lloj hobi. Të them të drejtën mendoja sikur unë të shoh në ëndërr 100 metra larg një kampion bote ajo do ishte dita më e gëzuar e jetës sime. Unë tani jetoj ku disa i kam si fëmijtë e mi, si vëllezërit e mi që sot janë kampiona bote dhe që janë shqiptarë. Kjo është vërtetë dicka që duhet ta kuptojnë ose të paktën duhet të fillojnë ta kuptojnë dhe drejtuesit e shtetit sepse na japin vlera, na japin emër si komb. Pra bëjnë vërtetë, e përsëris që ne të ndihemi krenar, që jemi shqiptar.
Cfarë përfitimi marrin kampionët si Ymer Pampuri në shtetet fqinj?
Unë po të them një rast konkret. Pata fatin që në gusht të 2006, pra vitin e kaluar është paksa e vështirë edhe të kuptohet që një kampion bote nuk ka mundësi të shkojë në një kampionat botëror të peshëngritjes për veteranët ku merrinin pjesë mbi 600 veta dhe që u zhvillua në Bordo të Francës dhe ku Pampuri ishte i vetmi kampion olimpik në 615 pjesëmarrës. Vajtja jonë atje nuk pati asnjë lloj mbështetje nga shteti. Ishte vërtet një fat i joni, i imit dhe i Pampurit që një miku im, Viktor Delia presidenti i grupi "Velia" sponsorizoi komplet qëndrimin tonë, udhëtimin tonë për gati 10 ditë në këtë kampionat që vërtet ishte një kampionat madhështor. Mund t'u them që në kampioantet e të rritruve që nuk kanë të bëjnë me veteranët numri nuk shkon më shumë se 200-250 veta. Aty ishin 615 veta nga e gjitha bota. Në peshën e Ymerit, i cili konkuroi në peshën deri 69 kg ishin 8 konkurentë. Ai që doli i pari ishte gjerman dhe Ymeri pati bërë një përgatitje 2-3 mujore, përpara se të shkonim, pra kishte zhvilluar një stërvitje sepse në fund të fundit nuk mund të bëj gjithë dhjetorin sepse me moshën që ka dhe me jetën që ka bërë Ymeri, por kaq mund të mbante organizmi i tij dhe ne shkuam me pikësynimin që Ymeri të futej në zonën e medaljes. E kemi parë Ymerin dhe herë të tjera, por si atë ditë nuk e kisha parë aq të emocionuar. Kjo erdhi si rezultat i faktit që kampioni gjerman, që edhe ky ishte diku te 62-63 vjec me një trup shumë elegant e carmatosi Ymerin vetëm me atë që kishte ai pra me atë që i kishte dhënë sporti atij. Ai erdhi në garë me një veturë shumë luksoze me të gjitha të mirat dhe kur u njoh me këtë konkurent të fortë, mbase kjo është paksa për humor më tha mua shiko mo me këtë do haem unë. Ky ka një veturë që edhe bagazhin e hap me telekomandë, kurse unë kam një bicikletë që nuk ka as zgarë mbrapa. Vërtetë ishte edhe për të qeshur edhe për të qarë. Pampuri është një figurë e nderuar e kombit është një pasuri kombëtare, të cilën ne duhet ta ruajmë, ta mbajmë mirë, por me aq sa ne kemi patur mundësi shoqërie kemi bërë atë që mundëm të bënim deri tani. Por ka ardhur koha që të rrimerret fenomeni "Pampuri" edhe një herë dhe unë di këtë që presidenti i republikës gjithmonë ka patur një lloj preokupimi për ta vlerësuar sa më mirë, por që në fund të fundit është ekzekutivi ai që vendos në raste të tilla për të bërë realitet atë që thamë edhe më përpara, që ai të mos mbetet roje te dera e insitutit.
Cfarë mendoni për talentet e reja të peshëngritjes?
U bënë 40 vjet që merrem me peshëngritjen. Më duket më ka hyrë një virus në trup dhe nuk do më dali deri sa të kem frymë. Unë i kam ndjekur që të vegjël Erkand Qerimaj, Gerti Trashën, Endri Haxhihyseni, Taulant Cerepin, nuk po flas për vajzat se vajzat në fund fare e kanë filluar sportin dhe jo në moshë të vogël, por këto që i kam prekur si të thuash me dorë. I kam shoqëruar nëpër aktivitetet, kemi shkuar deri në veri të Rumanisë në Bistrica në një udhëtim vërtet shumë të vështirë në vitin 1999 kur këta ishin fare të vegjël nga 10-11 vjec. Unë i kam parë që në atë kohë dhe kam deklaruar se këta do të jenë kampionët e ardhshëm të Europës dhe të botës sepse ata kanë qenë djem me vullnet dhe kanë patur trajnerë pasionantë dhe kanë realizuar, ky është sekreti, stërvitje sic realizojnë sportistë të nivelit të lartë botëror. Janë cuar në katër apo pesë të mëngjesit, kanë bërë stërvitje, kanë shkuar në shkollë, kanë dalë nga shkolla, kanë bërë stërvitje prapë në mbrëmje për të arritur këto rezultate. Dhe në këtë aspekt unë them që ata kanë sakrifikuar fëmijërinë edhe rininë e tyre. Dhe ne duhet tu japim atë që meritojnë. Deri tani nuk u kemi dhënë asgjë. Na kanë dhënë shumë. Erkand Qerimaj doli kampion bote për të rinj mes të Pekinit, në mes të Kinës ku mundi peshëngritsa shumë të fortë pasi në peshën e Erkandit kinezët janë shumë të fortë, të pamundshëm. Arriti ti mundi në shtëpinë e tyre kur dihet se Kina vetëm trajnera ka 3 milionë në peshëngritje. Dhe i mund një djalë që ka vetëm një trajner në Shkodër, kemi dhe rreth 10 trajnera gjithsej apo pak më shumë dhe gjithsej ka 20 sportista. Pra shiko ku jemi në cfarë disporporcionesh dhe shëmbullin e mora për të treguar se sa më i fuqishëm është ky titull që ka marrë ai në krahasim me atë që ka Kina dhe atë që kemi ne. Jam i bindur me 1000 për qind që këta peshëngritësa që kemi ne sot do kenë pasues të tjerë dhe në horizont ka emra të tjerë, të cilin unë dua ta përmend sepse e kam ndjekur që kur ka qenë 8 vjec. Është një talent i paparë që po i vjen peshëngritjes shqiptare. Ishte edhe medalist në kampionatin e nën 17-vjecarëve, po që ishte vetëm 13 vjec, Hysen Kulaku i Elbasanit, i cili do vazhdojë rrugën e Erkandit, Gertit etj dhe vërtet do na japi kënaqësi. Por si Hyseni ka edhe të tjerë. Kështu nga kjo pikëpamje ne kemi një të ardhme vërtetë të shkëlqyer të peshëngritjes, por që jemi vërtet mjaft mbrapa me trajtimin e tyre. Drejtuesit tonë nuk e kanë vrarë mendjen për këtë punë. Gjithmonë flas për drejtuesit e shtetit. Në një shtet tjetër kur del një kampion bote ngrihen të gjithë në këmbë dhe bëhët një festë e madhe. Kurse këtu vjen kampioni i botës dhe del një zyrtar i zakonshëm për ta pritur që nuk është normale. Pra që këtu duhet ndryshuar vlerësimi dhe pastaj vijmë te pjesa financiare që në fund të fundit është një detyrim i shtetit. Sepse konsumojnë energji, sakrifikojnë rininë e tyre. Këta veta kanë humbur shumë nga vetja e tyre. Se nuk mund të bëhesh kollaj i tillë. Atëherë nëqoftëse në një rast të jashtëzakonshëm që nuk do të doja të ndodhte kurrë do dëmtohej, cfarë i siguron shteti. Këto janë problem që unë them se duhet të ngrihen me zë të lartë dhe uroj që të dëgjohen, uroj që këta që drejtojnë shtetin të kuptojnë drejt atë që na bëjnë këta peshngritës nuk na i bëjnë të gjithë ambasadorët bashkë që kemi ne në gjithë botën. Sepse ndonjëherë Shqipërinë nuk e njeh njeri fare, por nëqoftëse do të hysh në internet do e shohësh të mbushur me Erkand Qerimaj dhe vërtet lexon gjëra që sado i fortë do jesh do përlotesh.