E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakalli: “Tirana nuk fal pikë në Peqin”

EKSKLUZIVE- Mesfushori i njohur i Tiranës, Engert Bakalli, në prag të sfidës me Shkumbinin (të shtunën në Peqin, ora 14:00, ndeshja e fundit e fazës së dytë) pohoi për Albania-sport.com se formacioni bardheblu është përgatitur për fitore. "Nuk dëshirojmë të bëjmë një tjetër surprizë me Shkumbinin këtë sezon, aq më tepër që në fazën e parë Shkumbini barazoi (2-2) me ne në kryeqytet. Dëshirojmë të fitojmë, madje me rezultat bindës, për më tepër që faza e tretë mund të na vendosë sërish përballë Shkumbinit në javën e parë, gjithmonë nëse peqinasit e mbyllin fazën e dytë në vend të fundit".
Tirana kryeson kampionatin me 46 pikë, ndërsa Shkumbini renditet në vendin e fundit me 16 pikë, po aq Apolonia e Fierit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›