Qato: “Presidenti Moisiu, fatsjellësi im”

Nga Dash Frashëri
INTERVISTE EKSKLUZIVE- "Prania e presidentit shqiptar Moisiu në takimin tim kundër francezin Touzet në "Ramazan Njala" të Durrësit, është një nga vlerësimet më të mëdha që më janë bërë. Shpresoj se do ta kem sërish të shtunën të pranishëm në "Asllan Rusi". Kështu e konsideron Qato figurën numër 1 të shtetit shqiptar, Alfred Moisiu. Gjatë një pritje të vecantë zoti Moisiu të dhënë më 5 korrik 2006m presidenti vlerësoi atëherë arritjet e deritanishme të boksierit Qato. "Ju, keni kryer detyrën e një ambasadori të vendit me anë të këtyre vlerave të mëdha, duke ngjallur ndjenjën e krenarisë dhe duke u bërë burim frymëzimi për të rinjtë adhurues të boksit profesionist", - u shpreh në atë pritje Presidenti. Ndeshja e fundit e Kreshnik Qato ishte ajo kundër Sajmon Kover, duke fituar betejën e zhvilluar më 7 dhjetor 2006 në "Goresbrook Leisure Centre" të Londrës, në Britaninë e Madhe, të vlefshme për titullin "Southern Area Super Middleëeight Title" (ose për titullin e Anglisë Jugore). Ndonëse është zhvilluar një ndeshje mjaft e balancuar, mjaft e lodhshme, prej plot 10 raundesh, boksieri shqiptar ka arritur të fitojë 8 prej këtyre raundeve dhe ka ngadhënjyer edhe në betejën e pikëve, duke fituar me rezultatin 99-92. Kreshnik Qato është ndeshur më parë në Shqipëri më 5 mars me ukrainasin Rizvan Magomedov (fitore) dhe, më datë 15 korrik në pallatin e sportit "Ramazan Njala" me francezin 34-vjecar Sylvain Touzet (fitore). Kreshniku posedon brezin e artë të International Boxing Council (IBC) dhe është kampion në fuqi i Evropës Lindore në këtë version. Qato të shtunën, më datë 3 mars do të përballet me rusin Aleksandër Zaitseve. Kjo u bë e mundur nga Federata më e madhe e boksit, EBU, e cila i dha të drejtën kompanisë "Yldon" që sponsorizon prej një viti boksierin shqiptar që ndeshja të zhvillohej pikërisht në Shqipëri përpara sportdashësve të shumtë në vendin tonë të këtij sporti dhe vecanërisht të kampionit shqiptar. Të pranishëm atë mbrëmje në Tiranë do të jenë presidenti i EBU-së, Bob Loxhis, dhe Sekretari i Përgjithshëm i EBU-së, Enzo Xhakopone. Pallati i Sportit "Asllan Rusi" ka një kapacitet prej 3000 vendesh. Albania-sport.com e ka ndjekur "step by step" të gjitha përgatitjet e këtij takimi. * * * Qato, hera e tretë që boksoni si profesionist në Shqipëri. Parapërgatitjet e takimit kundër rusit Zaitsev janë më të zhurmshme se dy të mëparshmet të zhvilluara në Durrës. - Për të qenë i sinqertë ndiej më shumë përgjegjësi. Organizimi i takimit nga zoti Ndroqi si sponsor i aktivitetit është krijimi i imazhit real të Shqipërisë edhe në boks, por dhe një sinjal i qartë se Shqipëria mund të mirëpresë aktivitete të mëdha. Është hera e parë që diskutohet një titull kampion Europe në Shqipëri dhe është një ngjarje e madhe. Takimi nuk do të gjykohet nga gjyqtarë shqiptarë, por nga arbitra profesionistë nga më të mirët e Federatës Europiane të Boksit. Sa i emocionuar është Qato përballë një atmosfere elektrizuese para ndeshje ku mund të fitojë titullin e kampionit europian? - Emocionet janë pozitive dhe jo negative. Tani që po flasim bashkë në këtë tavolinë nuk kam emocione, por në ring jam krejt ndryshe. Kreshnik keni zhvilluar 20 ndeshje si boksier profesionist dhe tashmë jeni mësuar edhe me një publik tuajin. Sa ndryshon atmosfera që të ka përcjellë në Londër me atë që ke gjetur në Shqipëri me dy ndeshjet në Durrës? - Gjithmonë i kam dhënë rëndësi zhvillimit të ndeshjeve në Shqipëri, ku padyshim atmosfera ndikon pozivisht gjatë ecurisë së takimit. Kam zhvilluar dy ndeshje në Durrës, por dua të them se atmosfera është ftohur atëherë kur unë kam patur nevojë për një ndezje nga publiku, teksa ata dhe të pamësuar me ndeshje të boksit profesionist kanë qendruar padashjen e tyre të ftohtë. Kishte momente që unë dëshiroja qq ata të jepnin zemër ndërsa në sallë kishte qetësi. Në Londër zhvillohen shumë ndeshje dhe publiku është më i ndarë në raport me sportistin që mbështet. Kur krahasoj tifozët shqiptarë në Durrës me ata në Londër ka një ndryshim esencial. Në ndeshjet në Angli, shqiptarët e pranishëm në ndeshjet e mia janë shumë të zjarrtë. A ndihet Qato "borxhli" ndaj tifozëve shqiptarë? - Unë i jam mirënjohës publikut pasi me kanë mbështetur në cdo ndeshje. Përshëndes në mënyrë të vecantë grupimin "Tifozat kuqezi" për gjithcka kanë bërë për mua, pasi kanë ardhur nga e gjithë bota për të më mbeshteu. Shumë prej tyre ndoshta nuk i kam parë kurrë, por me mendjen dhe zemrëm time i kam falënderuar gjithmonë për mesazhet e tyre të ngrohta. Në takimin tënd të fundit në Shqipëri kundër francezin 34-vjecar Sylvain Touzet, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisu. E konsideroni një fatsjellës për ju. - Prania e presidenti shqiptar në takimin tim kundër francezin Touzet është një nga vlerësimet më të mëdha që më janë bërë. Shpresoj se do ta kem sërish të shtunën të pranishëm në "Asllan Rusi", pasi dhe organizatorët i kanë bërë ftesë si zotit Moisiu ashtu dhe personaliteteve të tjerë të larta të shtetit shqiptar. Përpara takimit tuaj janë edhe disa ndeshje të tjera -Do të zhvillohen tri ndeshje profesioniste. Takimi më i spikatur është ai midis bullgarit Tontco Tontcev, kampion bote në ËBC dhe francezit Frederik Goset, i cili fitoi me vitin e kaluar me boksierin durrsak. Ky takim është për të krijuar një atmosferë të kendshme, pasi nuk bëhet fjalë për titull. Këta boksierë erdhën në Tiranë me kerkesën e zoti Ndroqi. Ju ndodheni në të njëjtin hotel me kundërshtarin tuaj, teksa më pohuat se nuk keni dashur të shkëmbeni as vështrime përsa largu me të. - Nuk kam patur dëshirë të njoh përpara ndeshjes, madje nuk kam para asgjë prej tij, as CV apo videokasetat e tij, pasi nuk dëshiroj të krijojë emocione negative te vetja përpara takimit të cilat mund të ndikojnë për keq në gjendjen time psikologjike. Në ndeshje futem për gjallë a vdekje. Nëse do ta krijoj qoftë edhe një raport do të më pengojë gjatë boksimit. Në ring është e vështirë të parashikosh se cfarë mund të ndodhë, por besoj shumë te mbështetja e tifozëve. Kreshnik në Angli ka disa boksierë të njohur, a keni kontakte me ta? -Nuk janë disa, por janë shumë. Të paktën te palestra ku punoj unë janë dy të tillë, njëri nga Burreli dhe një nga Shkodra. Janë boksierë të fuqishëm dhe shumë agresivë për moshën që kanë. Një tjetër mik im është boksieri Ervis Jegeni, që bokson në ringun profesionist. Një boksier me shumë vlera. Në Angli është shumë vështirë që pa dhënë gjak të evidentohesh. Nëse nuk bën përshtypje në gjashtë ndeshjet e para, askush nuk kujtohet më për ty. Për boksierët e tjerë të njohur shqiptarë si Shpend Abazi apo Nuri Seferi kam lexuar nëpër forumet e tifozëve, pasi kontakte të drejtpërdrejta me ta nuk kam patur. Shpend Abazi është një superboksier, një kampion bote dhe me një karrierë të pasur, me trofe europiane dhe botërore. Një tjetër boksier është Ervis Masha nga Shijaku shumë premtues, garon në Danimarkë. Për Shqipërinë ju konsideroheni si një "kopje e vogël" e Luan Krasniqit. - Krasniqi nuk është vetëm një boksier shqiptar, por ai është një legjendë botërore, është një nga boksierët më të mirë në botë. Fati e solli që dhe ai të kishte ndeshjen e tij më 17 mars, pasi do të vinte patjetër në Shqipëri, pasi zoti Ndroqi e kishte ftuar. Unë personalisht nuk kam kontakte më të, por sponsori im është në kontakt me stafin e tij. Si për të gjithë shqiptarët kudo në Botë, Krasniqi është dhe krenaria ime. CURRICULUM VITAE Detaje personale: Emri: Kreshnik Mbiemri: Qato Vendlindja: Durrës Datëlindja: 13/08/1978 Pesha: 76.2 kg Gjatësia: 1.79 cm JASHTË SPORTIT: Shenja e horoskopit: Luani Koha e lirë: Peshkimi Përkushtimi: Familja Ushqimi i preferuar: Proteina të gjalla SKEDA E NDESHJES: Titulli Vakant i Peshës Super të Mesme Kreshnik QATO (Shqipëri/Britani e Madhe) - Aleksandër ZAICEV (Rusi) Datë: 3 mars 2007 Vendi: Tirana (Shqipëri) Promotor: Ylli Ndroqi (Yldon Sh.p.k.) Gjyqtar në ring: Adrio Zannoni (I) Gjyqtarë të dytë: Predrag Aleksic (Mali i Zi) - Zhan Xhiakomantonio (Luksemburg) Supervizor: Rinze Van der Meer