E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kueiroz: Mançester Junajtid, klubi i duhur për Kristiano Ronaldon

Albania-Sport - Ndihmëstrajneri i Mancester Junajtid, Karlos Kueiroz, i ka mbyllur derën largimit të portugezit, Kristiano Ronaldo, për në Spanjë, në fund të sezonit, duke konfirmuar se ekipi anglez "është klubi ideal" për të.
"Shumë shpejt ai do të bëhet simboli i Mancester Junajtid. Klubi ideal për të është Mancester Junajtid", - deklaroi Kueiroz. "Kristiano bën pjesë në familjen e madhe të Mancester Junajtid dhe do të qëndrojë këtu e do të bëhet simboli i klubit", - theksoi ai.
"Për momentin, asnjë klub në botë nuk ka lojtar të nivelit të Kristiano Ronaldos, i cili është vlerësuar si një prej talenteve më të mëdhenj në botë", - tha ndihmësi i Aleks Fergusonit. Sipas shtypit britanik, portugezi kërkohet në Spanjë nga Barcelona dhe Reali i Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›