E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet stadiumi i Katanias, skuadra do të luajë gjetkë dhe pa tifozë

Albania-Sport - Stadiumi i futbollit të Katanias, ku u zhvilluan përleshje të dhunshme mes tifozëve e policisë, më 2 shkurt 2007, është pezulluar për pjesën e mbetur të sezonit 2006-2007, bëri të ditur të mërkurën Liga Profesioniste e Klubeve Italiane.
"Pas këtij vendimi, ekipi i Katanias do t'i luajë ndeshjet në një stadium tjetër dhe me dyer të mbyllura", - tha një zëdhënës i Ligës për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. Stadiumi i Katanias është pezulluar deri më 30 qershor 2007, saktësoi Liga (Lega/Calcio).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›