Alban Hajdinaj një “Fluxus” radikal në artin pamor

31/03/2005 Kryekëput radikal, piktori Alban Hajdinaj sjell për herë të parë në botën e artit pamor një manifest, si thirrje për ndërgjegjen artistike për t’u çliruar përmes revolucionit lokal. Ndërsa nuk ndjen “braktisjen”, ai ka ndërtuar i vetëm modelin që shkaktoi një nga lëvizjet më të mëdha të artit pamor në perëndim
Piktori Alban Hajdinaj nuk e lë utopizmin “të vjetërohet”. Megjithëse është kapur në vitet ’60-të, kohë kur shpërthyen manifestet që shpërthenin në kohëra prej koshiencës së artistëve, Hajdinaj bën thirrje se artistët e artit pamor në Shqipëri duhet të braktisin Galerinë Kombëtare, galeritë private... gjithë vendet e mundshme ku mund të ekspozojnë. Kryekëput radikal, piktori i ri sjell për herë të parë në botën e artit pamor një manifest, si thirrje për ndërgjegjen artistike për t’u çliruar përmes revolucionit lokal. Ndërsa nuk ndjen “braktisjen”, ai ka ndërtuar i vetëm modelin që shkaktoi një nga lëvizjet më të mëdha të artit pamor në perëndim. “Fluxus” pret dhe kundërpërgjigjen në Shqipëri. Mungesa e impaktit, komunikimit, janë indi i munguar i piktorit, që e sheh dhe këtë manifest si vazhdë të punës së tij krah pikturës.
Një manifest i veçantë, por që merr nxitjen nga një traditë perëndimore, ç’ju shtyu drejt këtij “rebelimi” radikal?
Manifestet kanë nisur qysh në krye të modernizmit, në atë që quhet modernizmi në artet figurative. Në traditën e avangardës, çdo rrymë që dilte shpallte idetë e veta me një manifest. Madje, mund të them se manifestet filluan të bëhen shumë të rëndësishme mbas Luftës së Dytë Botërore. Këto arritën në artin perëndimor radikalitetin maksimal dhe po në të njëjtën kohë dhanë dhe efektet më të rëndësishme në kulturën perëndimore. Shqipëria, sigurisht asnjëherë nuk ka qenë prekur nga këto ide. Kjo është për të ardhur keq, por kjo ka qenë historia jonë dhe momenti që shkruaj një manifest sot, në vitin 2005, jam koshient që nuk shkruhet më, thjesht për faktin se modernizmi ka mbaruar si epokë. Sot jetojmë në një epokë që quhet postmoderne. Por mënyra se si Shqipëria është futur në epokën postmoderne është pak e veçantë, nuk kemi kaluar fare nga modernizmi. Ne vijmë nga një regjim totalitar. Ajo që është për t’u shpjeguar në këtë rast, është fakti që artistët shqiptarë vijnë nga tradita e artistëve që kanë qenë në shërbim të pushtetit politik.
Pse mendoni se mungesa e traditës është realisht shkaku që këtu ka indiferencë ndaj situatës së sotme në artin pamor?
Mungesa e traditës sonë është një faktor shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me një pozicion të qartë të artistit për rolin e vet në shoqëri dhe marrëdhëniet e tij me të gjitha hallkat e shoqërisë. Nga kjo pikëpamje, mendoj se ky manifest është i nevojshëm. Por, në të njëjtën kohë jam i vetëdijshëm, prandaj e kam quajtur manifest me afat të skaduar. Ky është një titull ironik, pasi ishte e vetmja mënyrë me të cilën mund ta përballoja këtë situatë. Është ironi fakti që bëj një manifest në vitin 2005, i cili mund të duket dhe qesharak dhe absurd.
Këtu është fenomeni që asgjë nuk të habit më dhe manifesti juaj është ironi. Pse mendoni se shkakton një arsye absurde në mendimin e sotëm?
Faktikisht i di arsyet pse mund të duket absurd. Sot kultura perëndimore është në një fazë ku revolucioni e ka humbur kuptimin. Për mendimin tim, kjo kulturë është e ngritur e gjitha mbi bazën e revolucionit dhe hallkës së revolucioneve zinxhir, që kanë arritur ta çojnë shoqërinë në atë pikë ku ajo është sot.
Kritika që i bëhet revolucionit ka arritur në një pikë, kur kjo në Shqipëri hyn si ide në një mënyrë shumë të çuditshme. Ne jemi një vend që nuk ka njohur ndonjëherë revolucion, ku është fjala për revolucion kulturor, revolucion mendimi. Një vend që nuk ka njohur asnjëherë revolucion real, është e çuditshme kur gjendemi në një situatë ku të kritikojmë revolucionin. Kjo na vë në një situatë krejtësisht absurde.
Manifesti përfaqëson një rrymë apo përgatitet nga një grup krijuesish. Në këtë rast që flitet për artin pamor, ju shohim krejtësisht të vetëm. Pse?
Po, është manifest personal, që e kam parë në vazhdën e punës sime. Pra, momentin që bëj një punë, ajo mban poshtë emrin tim, po ashtu vjen dhe ky manifest, pavarësisht se nuk është as pikturë, as performancë, fotografi dhe as video. Ky është një shkrim. E shoh se vjen si çdo punë tjetër, por është një moment koshience dhe duke u përballur dhe me një lloj mungese reagimi, mungesë komunikimi me publikun, mendova që nuk ka asnjë sens që unë të vazhdoj të pikturoj apo të bëj punë vizuale, që nuk kanë asnjë impakt te publiku. Mendova që duhet një mënyrë më e drejtpërdrejt për të folur me publikun.
Mendon se do të ketë impakt ky manifest?
Bëj punën time dhe nuk mund ta parashikoj impaktin e kësaj. Siç thashë deri më sot, jam përballur me mungesën e impaktit nëpërmjet punëve të mia, kështu që nuk është çudi që të ketë mungesë impakti dhe ndaj kësaj. Më tepër e shoh si një detyrim.
Nëse i referohemi eksperiencës suaj, niseni për këtë manifest nga zhvillimet perëndimore. Çfarë ke marrë nga këto modele që vjen e të përplas në mungesën e komunikimit të këtushëm?
Personalisht mendoj se jam shumë i ndikuar nga bota perëndimore. Po të shohësh historinë e artit, pjesa më madhe e lëvizjeve artistike janë zhvilluar në perëndim, në Evropën Perëndimore dhe më pas në Amerikë. Një njeri që studion artin modern dhe bashkëkohor është normale që të ndikohet nga perëndimi, nuk besoj se ka ndonjë tendencë tjetër. Mbasi kam mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë, kam filluar një karrierë artistike modeste, por, gjithsesi kam marrë pjesë në ekspozita të ndryshme. Duke marrë pjesë nëpër këto ekspozita, aty dhe kam filluar kontaktin me perëndimin. Një farë marrëdhënie kam krijuar me Francën, që besoj se ka ndikuar jashtë mase mbi mua. Vitin që shkoi kisha ekspozitën personale në Paris. Por mendoj se kam marrë mjaft ndikim dhe nga Gjermania, ku kam qëndruar një vit në Universitetitn e Berlinit, si student mik, i ftuar. Kjo më ka ndihmuar më tepër për të njohur kulturën dhe artin evropian dhe të kuptoj në një farë mënyre pse ato shoqëri janë sot në ato faza zhvillimi që janë dhe se si kultura ka luajtur rolin që të zhvillojë këto shoqëri. Absurdi fillon në Shqipëri, sepse vendi ynë bën përpjekje për t’u integruar në kulturën bashkëkohore. Mirëpo, më duket se këto përpjekje shkojnë bosh dhe arsyeja kryesore është që, ne, siç e thashë dhe më parë, kemi dalë nga një kulturë krejtësisht totalitare dhe nuk kemi njohur pikërisht këtë fazë kaq të rëndësishme të kulturës perëndimore, siç është modernizmi. Mendoj se modernizmi është si një lloj antikorpi, brenda trupit të shoqërive perëndimore dhe, nëse figurativisht do ta quanim postmodernizmin si një sëmundje, ata nuk mund të sëmuren, pasi e kanë asimiluar brenda trupit të tyre komplet modernizmin.
Në momentin kur postmodernizmi, të cilin po ta quaj prap në kuptimin figurativ si një sëmundje, hyn në Shqipëri në formën e ideve. Përballë kësaj jemi krejtësisht të rrezikuar, sepse ne nuk kemi brenda vetes atë “korpin” modern dhe kjo na vë ne në një situatë shumë absurde. Përballja e kulturës sonë me kulturën perëndimore mendoj se sot për sot krijon vetëm aluçinacione nga më të çuditshmet.
Mund të na thoni disa modele manifestesh, të cilave u jeni referuar?
Manifestet janë të ndryshme, ku më së shumti janë poetike, të cilat kanë një karakter artistik dhe në të shkruar. Por, unë jam i ndikuar nga manifesti i “Fluxus”, lëvizja më e rëndësishme në artin perëndimor në vitet ’60, i cili është një manifest shumë radikal. Në fakt, janë shkruar dy të tilla, në mos dhe një i tretë më pas, që ka sjellë lëvizjet më të fuqishme në artin perëndimor dhe e ka çuar artin dhe kulturën në disa stade, të cilat ndihen dhe sot e kësaj dite. Ky është manifesti që ka ndikuar tek unë më tepër dhe për faktin se këtu kërkohet një pozicionim i qartë i artistit në sferën sociale dhe në sferën politike.
Eshtë pjesë e debatit të sotëm aplikimi i postmodernizmit, pavarësisht rrymave që nuk ka kaluar më parë vendi ynë. Kjo do të thotë se duhet të presim hapat, të cilat janë kaluar nga perëndimi.... a duhet të mohojmë atë që është aktuale në artet pamore?
Mendoj se rruga për të arritur aty nuk është kaq e lehtë sa e kemi marrë ne. Nuk jam kurrsesi për një mbyllje të re kulturore të Shqipërisë, se nuk dua të keqkuptohemi; sikur po kërkoj një mbyllje të asaj hapjeje. Mund të them që hapja duhet të vazhdojë normalisht, kontaktet duhet të jenë të lira, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për një revolucion të brendshëm, revolucion lokal. Sot jetojmë në një situatë globale, por Shqipëria është diçka tjetër. Këmbëngul se ne kemi nevojë për një revolucion lokal kulturor, që të na çojë në një stad të mëtejshëm, ku shoqëritë perëndimore kanë qenë dikur dhe pastaj mund të integrohemi plotësisht. Mirëpo ky revolucion kulturor lokal nuk mund të bëhet, nëse ne nuk ndërgjegjësohemi për nevojën e këtij revolucioni. Prandaj dhe në manifest pikat i kam nisur me ndërgjegjësimin.
Nëpërmjet këtij manifesti dhe pse nuk ke pasur mbështetje kërkon në fund dhe argumentimin kundër. A beson se mund të marrësh përgjigje për këtë?
Nuk e di dhe nuk mund të them se nuk më intereson. Por në pikën e fundit, mendova që ta bëj interaktiv manifestin, sepse në fund të fundit, ajo që kërkojmë është komunikimi. Është normale që të paktën të hapim një debat.
Duke u ndalur te ky moment komunikimi kemi parasysh dhe një komunitet. Mendon që është në momentin e duhur ky manifest, kur ende mendon se nuk është përcaktuar qartë pozicioni i artistit, ku vlerat janë në kaos?
Mendoj që vend për utopinë ka pasur dhe do të ketë gjithmonë në botë. Ky është një manifest utopik. Nuk mendoj se duhet të pres kohën e duhur, sepse utopia e ka kohën gjithmonë. Megjithatë e di që situata është e tillë, tek e fundit nga kush duhet ta presim ndyrshimin. “Manifest përtej afatit të skadencës”
ose detyrat që shtrohen përpara artistëve
Alban Hajdinaj
-Artistët shqiptarë para së gjithash duhet të ndërgjegjësohen për situatën globale të artit sot dhe të reflektojnë në punën e tyre ndërgjegjësimin artistik bashkëkohor
-Artistët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen që Shqipëria është një provincë e globit dhe jo qendra e tij. Ata duhet të luftojnë injorancën dhe vetkënaqësinë që prodhohet në provincë, por nga ana tjetër, ata nuk duhet të kompleksohen prej të qenit “artistë provincialë”
-Artistët shqiptarë sot nuk duhet të njohin dhe të mbështeten në traditë tjetër artistike, përveç se asaj të avangardës botërore, e konsideruar si pasuri e gjithë globit
-Artistët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen për nevojën e një prodhimi artistik me sens kritik, që ka në qendër kulturën shqiptare dhe që synon ta revoluzionarizojë atë. Kësisoj, artistët shqiptarë bëhen natyrshëm pjesë e problematikës globale të artit
-Artistët shqiptarë duhet të prodhojnë vepra artistike që vetëm plotësojnë nevojat e politikës/modës së momentit në skenën ndërkombëtare, por duhet të kërkojnë te puna e tyre një shqetësim të vërtetë artistik
-Artistët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen drejt një arti antikonformist kundrejt pushtetit politik neototalitarist, të cilit duhet t’i shpallë luftë të vendosur
-Artistët shqiptarë duhet t’i shpallin embargo institucioneve zyrtare të ekspozimit (Galeria Kombëtare etj.), të cilat janë instrumente të pushtetit politik dhe të kërkojnë hapësira të tjera publike për ekspozimin e artit të tyre
-Artistët shqiptarë nuk duhet të shfaqin artin e tyre në galeritë private, që promovojnë art komercial pa vlera, që s’ka asgjë të përbashkët me artin e tyre kritik, por ata duhet të improvizojnë hapësira të reja për kontaktin e tyre me publikun
-Artistët shqiptarë duhet të organizohen në grupe e shoqata të ndërtuara mbi vullnetin e tyre të lirë e të bazuara në lirinë e individit, por ata nuk duhet të krijojnë/bëhen pjesë e “elitave” artistike, që krijohen nga pushteti politik e për t’i shërbyer atij
-Artistët shqiptarë që nuk do t’i përmbahen në praktikë këtij manifesti, duhet të paktën të argumentojnë qëndrimin e tyre kundër