Bedri Spahiu dënohet për Tuk Jakovën dhe si shërbyes teqeje

31/03/2005 Konferenca e Tiranës nxjerr jashtë loje udhëheqjen e partisë
Si shkoi fati i Tuk Jakovës në radhët e partisë? Cila ishte ideja e skemës së hekurt që u propozua në lidhje me krijimin e historisë së partisë? Pse përjashtohet nga partia Bedri Spahiu, cilat ishin akuzat kundër tij? Cilat ishin ngjarjet që pasuan konferencën e Tiranës? Cili ishte raporti i Enver Hoxhës në Kongrsein e dytë të partisë? Si u konsideruan njerëzit që kundërshtuarn frymën drejtuese të partisë?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Në qershor të po atij viti, plenumi i radhës i KQ-së përjashtoi Jakovën nga radhët e veta dhe e hoqi nga posti i zëvendës-kryeministrit “për veprimtari antiparti, si antimarksist e revizionist”. Propozimi i tij për të rivendosur të vërtetën në historinë e krijimit të partisë, u cilësua si një synim i pabazuar për meritat e tij të paqena për këtë problem e, gjithashtu, si një përpjekje e padenjë për t’u njohur me meritën e krijimit të partisë “disa të huajve”. Me vendim të plenumit, u miratua një skemë e hekurt, jashtë të cilës nuk udhëzohej të dilje: “Që në fillim partinë tonë e udhëhoqi Komiteti Qendror, me në krye shokun Enver Hoxha, themeluesin dhe organizatorin e saj”. Shumë shpejt Jakova u përjashtua nga partia dhe u burgos.
Të njëjtin fat pati dhe Bedri Spahiu, që jo shumë kohë më parë, kishte qenë akuzuesi kryesor gjyqësor të grupit të Xoxes, por, që në kohën e plenumit fatal për të, të KQ-së, të qershorit, zinte postin e ministrit të arsimit dhe kulturës. Ai u quajt “antimarksist me botëkuptim idealist fashist” dhe u akuzua, se duke bërë qëndresë në një grup komunist, ishte njëkohësisht dhe shërbyes teqeje, ndërsa në partinë komuniste kishte ardhur nga partia fashiste e Gjirokastrës. Atë e fajësuan për marëveshje me Jakovën, ndërsa mohimin e tij të prerë e cilësuan si një shfaqje “mendjemadhësie të jashtëzakonshme” dhe “urrejtjeje për anëtarët e KQ-së”.
Tuk Jakova nuk ishte i vetëm. Idetë për domosdoshmërinë e rivendosjes së të vërtetës dhe për ndryshimin e metodave të udhëheqjes drejt demokratizimit, u përplasën në prill të vitit 1956, në konferencën e Tiranës, të organizatës më të madhe të partisë në vend.
Asaj i paraprinë një sërë ngjarjesh të brendshme e ndërkombëtare, të cilat nuk mund të mos pasqyroheshin në problemet, që ngritën pjesëmarrësit e konferencës. Më 14 prill të vitit 1955, së bashku me vendet e tjera socialiste të Europës, Shqipëria nënshkroi Traktatin e Varshavës për miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke, ndërsa në dhjetorin e po atij viti, u pranua anëtare e OKB-së. Në korrik u nënshkrua në Beograd deklarata, që normalizonte marëdhëniet sovjeto-jugosllave. Dhe së fundi, në shkurt të vitit 1956, në Moskë u mbajt Kongresi XX historik i PKBS-së.
Në Konfrencën e Tiranës, doli hapur pakënaqësia e anëtarëve të thjeshtë të PPSH-së ndaj kufizimit të shfaqjes së mendimeve për demokracinë e brendshme në parti, të praktikuara nga udhëheqja. Në diskutimet e shumë prej atyre, që morën fjalën, jehoi kritika e ashpër për udhëheqjen e partisë e, në radhë të parë, për sekretaren e e parë të organizatës së partisë të Tiranës, Fiqirete Shehun, gruan e M. Shehut. Vërejtjet i përkisnin demokracisë së brendshme në parti dhe gjendjes ekonomike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe lidhjeve të dobta të udhëheqjes me masat. U ngritën kërkesa për rishikimin e proceseve politike të viteve 1948-1949 dhe për rehabilitimin e të dënuarve pa faj.
Ditën e tretë të punimeve të konferencës, në diskutime mori pjse E. Hoxha, i cili pranoi si të drejta disa nga kritikat. Fjala e tij i ftohu disi pasionet, por lajmi për ngritjen e një komisioni të posaçëm, i cili do të analizonte veprimtarinë antiparti të një pjese prej atyre, që kishin folur, i dha furi diskutimeve. Ata që u cilësuan fajtorë, morën ndëshkime të ndryshme, disa vërejtje partie, të tjerët u pushuan nga puna dhe u ngarkuan me përgjegjësi penale. Pas një muaji e gjysmë, në kongresin III të PPSH-së, kritikat, që u dëgjuan në konfrencën e Tiranës, u cilësuan si përpjekje armiqësore të demagogëve, aventurierëve, dhe “intelektualëve të sëmurë, për të goditur unitetin e partisë, vijën e saj të përgjithsme dhe udhëheqjen”.
Kongresi i II i PPSH-së, i mbajtur në maj-qershorin e vitit 1956, qe një shfaqje e unitetit të të partisë për të gjitha problemet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe me vendimet e marra, theksoi me forcë solidaritetin e plotë të partisë e të popullit shqiptar me vijën politike të Kongresit XX të PKBS-së për rivendosjen e normave leniniste në jetën e brendshme të partisë, nëpërmjet kapërcimit të shfaqjeve të “kultit të individit”.
Në raportin llogari dhënës të mbajtur nga E. Hoxha, pranohej se në propagandën e partisë qenë përdorur mbivlerësime të individit për udhëheqjen e sidomos për sekretarin e përgjithsëm të KQ të PPSH-së, të cilat qenë të urryera e të huaja për frymën marksiste-leniniste.
Në materialet e kongresit theksohej se kjo kishte ndodhur për shkak të nivelit të ulët arsimor të popullsisë. Vetë E. Hoxha, kritikoi tezën e “pagabueshmërisë së udhëheqësve” dhe deklaroi se kulti i individit ishte pjellë dhe mbeturinë e trashëguar, karakteristikë për klasat shfrytëuese dhe mikroborgjezinë. “Mbivlerësimi i personave të veçantë u bë shumë i rrezikshëm, sidomos në vendin tonë me këtë përbërje sociale, ku trimëria personale e heronjve errëson lehtësisht veprat heroike të masave popullore, të cilat kanë luftuar në shekuj për lirinë e pavarësinë e atdheut”. Në vështrim të parë dukej sikur E. Hoxha po bënte autokritikë. Por, praktikisht e gjithë kjo të çonte në përfundimin, se shfaqjet e cënuara ashpër të mëndjemadhësisë së sëmurë, të burracakërisë, të egoizmit mikroborgjez, të epërsisë dhe pagabueshmërisë ekzistonin vetëm në hallkat e nivelit të mesëm të udhëheqjes partiake dhe nuk kishin të bënin aspak me Byronë dhe KQ-në, aq më tepër më partinë, e cila “nuk e kishte humbur drejtimin kryesor dhe nuk e kisht e lejuar veten të bënte gabime”.