Prizreni, qendër banimi prej epokës së hekurit

31/03/2005 Gërmimet e bëra në kalanë e Prizrenit, nga arkeologu Gëzim Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij, vërtetojnë qartë se ky qytet ka qenë një qendër banimi shumë e lashtë, gjurmët e të cilit datojnë të paktën rreth 3 mijë vjet më parë, në epokën e hekurit dhe që vazhdojnë sistematikisht në të gjitha periudhat e mëpastajme
Ajo që do të dëshiroja të konfirmoja në studimet dhe kërkimet e mëvonshme, është në lidhje me veprën e Prokopit të Çezaresë (shek.VI), shumë i afërt me perandorin me origjinë ilire, Justinianin. Ky autor në veprën e tij mbi ndërtimet në Perandorinë Bizantine, përmend të gjitha fortifikimet e kryera në këtë Perandori, ku midis të tjerash përmend edhe një fortifikim që "ndodhet në provincën e Dardanisë, që e ka emrin Pentizen
Vetëm pak muaj më parë, me kërkesën e Institutit të Monumenteve të Kulturës së Prizrenit dhe iniciativën e pushtetit vendor, kryesisht të titullarit të tij, intelektualit të njohur Ekrem Kryeziut, arkeologu Gëzim Hoxha u ftua të kryente disa gërmime arkeologjike në kështjellën e këtij qyteti. "Pasi ishin njohur me survejet sipërfaqësore të kryera, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit dhe rezultat pozitive që ne kishim arritur në ato territore, e sidomos në gërmimet e bëra në kishën e fshatit Gorisht, të cilat do të vazhdojnë, m'u kërkua që të organizoja një sondazh në kalanë e Prizrenit, e cila rezulton ende e pastudiuar", shprehet arkeologu Gëzim Hoxha, në intervistën dhënë për "Metropol". Hoxha tregon për gjetjet tepër interesante në kalanë e Prizrenit, vend që është banuar rreth tre mijë vjet më parë, si edhe për mundësinë që kjo kala në shek. e VI mund të jetë fortifikimi që përmendet në veprën e Prokopit të Çezaresë, me emrin Pentizen.
Bashkëpunimi juaj i dytë në Kosovë...
Instituti i Arkeologjisë së Kosovës është në fillesat e veta, i krijuar që në verën e kaluar. Si një institucion i sapoformuar, ai synon që të funksionojë në parametra të njëjtë me Institutin e Arkeologjisë, këtu në Tiranë, një funksionim që kërkon ende pak kohë për t'u realizuar tërësisht. Pra, në këtë kuadër, bashkëpunimet janë më se normale, kur dihet që në Kosovë ka mjaft arkeologë me përvojë, dy prej të cilëve ishin bashkëpunëtorët e mi, njëri punonjës i muzeut të Prishtinës, ndërsa tjetri nga Enti i Monumenteve të Prishtinës. Me kërkesën e Institutit të Monumenteve të Kulturës të Prizrenit dhe iniciativën e pushtetit vendor, kryesisht të titullarit të tij, intelektualit të njohur Ekrem Kryeziu, të cilët ishin njohur me survejet sipërfaqësore të kryera, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit dhe rezultatet pozitive që ne kishim arritur në ato territore, e sidomos në gërmimet e bëra në kishën e fshatit Gorisht, të cilat do të vazhdojnë, m'u kërkua që të organizoja një sondazh në kalanë e Prizrenit, e cila rezulton ende e pastudiuar, pasi hulumtimet e fundit, të bëra në këtë objekt, i përkasin vitit 1969. Një hulumtim i një grupi të zgjeruar studiuesish, që përbëhej nga arkeologë dhe arkitektë serbë, kryesisht, paraqitet në një raport tepër të hollësishëm. Por, kjo punë e nisur në atë kohë nuk u përfundua asnjëherë, pasi nuk është parë në mënyrë rigoroze ajo që quhet stratikardi, apo shtresa kulturore e kalasë.
A u njohët paraprakisht me këtë raport?
Sigurisht. Midis të tjerash, në raport theksohej se jeta në kalanë e Prizrenit fillon në shek. e XI, periudhë që korrespondon me praninë serbe në rajon. Duke patur parasysh eksperiencat e mëparshme si në Shqipëri, survejet e zhvilluara deri tani në Kosovë, ku ishim ndeshur me gjurmë që i përkonin periudhave më të hershme, por edhe duke ditur se kalaja e Prizrenit është e vendosur në një territor, ku në fushën e saj reflektohen mjaft gjetje romake, por edhe më herët, përpiluam një projekt për gërmime kontrolli në këtë objekt, të cilin e paraqitëm në Institutin e Monumenteve në Prizren dhe Institutin e Arkeologjisë në Kosovë. Personalisht, dua të përgëzoj z.Kryeziu, i cili jo vetëm ishte iniciator i këtij projekti, por siguroi edhe fondet financiare për të. Së bashku me bashkëpunëtorët e mi kosovarë, ne filluam menjëherë zbatimin e projektit, ku hamendësitë tona u vërtetuan që në ditët e para të kërkimeve.
Cilat ishin hamendësimet tuaja dhe rezultatet konkrete në terren?
Që në projektin e kërkimeve, ne kishim parashikuar që në kalanë e Prizrenti duhet të ketë shenja ekzistence, më herët së shek. i XI. Kërkimet e bëra i vërtetuan më së miri hamendësimet tona, duke përbërë gjetje tepër të rëndësishme dhe domethënëse për një arkeolog. Më e rëndësishmja është se gjetjet në këtë kala vërtetuan se ajo është shumë më e lashtë se shek. i XI. Jeta aty fillon që në periudhën e hekurit, që do të thotë tre mijë vjet më herët. Objektet e gjetura janë kryesisht enë qeramike, të cilat tregojnë se në këtë vend, në fund të epokës së bronzit, fillim të epokës së hekurit, ka ekzistuar një qendër banimi, ndoshta jo të fortifikuar enkas, por vetëm nga pikëpamja natyrore. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se jeta ka vazhduar sistematikisht, që nga periudha romake, ku gjetjet janë ende të pakta, por, kryesisht në periudhën e antikitetit të vonë, ku dolën në pah dy gjetje të rëndësishme. Nga gërmimet e bëra në hyrjen e kalasë së sotme, ne patëm fatin të ndeshemi me një mur, rreth 70 cm të gjerë dhe me një gjatësi që ende nuk mund të përcaktohet, që i përket antikitetit të vonë, shek. të IV-VI, pas Krishtit. Ngjitur me këtë mur, ne gjetën një kulturë materiale, kryesisht objekte qeramike, qelqi, metalike, por edhe fildishi, që përkojnë shumë mirë me këtë periudhë. Pra, kjo vërteton se studimi i vitit '69, që në tërësinë e tij mbetet një studim serioz, shpreh vetëm një pjesë të së vërtetës, mbi kalanë e Prizrenit dhe gërmimet e bëra janë shumë plotësuese për këtë vend.
A kanë tipare të përbashkëta objektet e gjetura në këtë kala me objekte të gjetura në zona të Shqipërisë së sotme, në periudhat analoge?
Objektet e gjetura janë ende të pakta, por të mjaftueshme për të vërtetuar se kemi të bëjmë me të njëjtën kulturë që e gjejmë në shumë vende, jo vetëm të territorit shqiptar, por edhe më gjerë, si pjesë e një kulture mesdhetare. Por ajo që do të dëshiroja të konfirmoja në studimet dhe kërkimet e mëvonshme, është në lidhje me veprën e Prokopit të Çezaresë (shek.VI), shumë i afërt me perandorin me origjinë ilire, Justinianin. Ky autor në veprën e tij mbi ndërtimet në Perandorinë Bizantine, përmend të gjitha fortifikimet e kryera në këtë Perandori, ku midis të tjerash përmend edhe një fortifikim që "ndodhet në provincën e Dardanisë, që e ka emrin Pentizen". Gjetja e murit që përmenda pak më lart, por edhe objektet arkeologjike, shtojnë shanset për të provuar në rrënjë të kalasë së Prizrenit, të jetë kalaja e Pentizenit, duke e identifikuar jo vetëm në mënyrë gjuhësore, por edhe në mënyrë arkeologjike, se kalaja në fjalë përmendet edhe në veprën e Prokopit të Çezaresë. Kjo është në formën e një hipoteze, por unë kam bindjen se shumë shpejt këto të dhëna do të vërtetohen. Në aspektin personal, ka një lidhje shumë interesante dhe emocionuese, pasi punën që kam bërë në Prizren, pak muaj më parë, e kam bërë për herë të parë para 20 vitesh si arkeolog i ri, në kalanë e Shkodrës, ku kam gjetur të njëjtat gjëra, si në periudha, ashtu edhe në objekte. Jo vetëm për një arkeolog, por edhe për një njeri të zakonshëm, përbën një kënaqësi të madhe, ku nëpërmjet materialve arkeologjike, ndeshesh me analogji të tilla. Shpresoj se vazhdimi i gërmimeve do të plotësojë të gjithë kuadrin, mbi të gjitha periudhat kohore të ekzistencës së kësaj kalaje, pasi ky projekt nuk ka vetëm synime shkencoro-historik, por edhe muzeor e turistik, në mënyrë që kultura e lashtë e kësaj kalaje të bëhet pronë e një mase sa më të madhe njerëzish.