E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori suksesi në Lindjen e Mesme

31/03/2005  Pasi kanë përqafuar kapitalizmin, Emiratet e Bashkuara shohin të shumëfishohet pasuria e tyre

Mbretëria e Bahreinit, përveçse ka sjellë Çmimin e Madh të Formula 1 në rajon, ashtu si edhe Kuvajti, ka një parlament të zgjedhur, i cili bëhet shpesh skenë e debateve shumë të zhurmshëm. Sulltanati i Omanit, është duke dalë gjithashtu nga hijet dhe po transformohet dalëngadalë në një destinacion të ëndërruar për turistët

Kërcënimi më i madh për Projektin Dubai – dhe, zhvillimit të shteteve të Gjirit në përgjithësi – bëhet i qartë përmes një përralle urbane, e cila kujtohet shpesh nëpër qytet: Një sekser i thotë klientit të tij “Bli një shtëpi në Plazhin Jumeirah. Eshtë vendi më i sigurtë për të jetuar. Gjysma e klanit të Bin Ladenit jeton aty”

Deri tani, shtetet e vegjël të Gjirit Persik (veç Kuvajtit) janë kursyer nga sulmet e mëdha terroriste, edhe pse kufijtë e trye janë relativisht të hapur dhe islamikët i shohin Dubain dhe Bahreinin si strofulla të pabarazisë. Një sulm i përgjakshëm në bregun e Gjirit, me siguri që do të shkaktonte një reaksion zinxhir. Turistët nuk do të vinin më, hotelet dhe dyqanet e mëdha do të shkretoheshin, dhe kompanitë e suksesshme ajrore të Emirateve, të cilët sapo porositën 45 superavionë të modelit të ri të Airbus, do të shkonin menjëherë drejt falimentimit

Konsensusi i brendshëm dhe aftësia për të arritur kompromisin ndërmjet progresit dhe konservatorizmit kanë shërbyer gjithmonë si bazë për të gjithë vendimet në Gjirin Persik. Kjo formulë e fshehtë, e cila i atribuohet Sheikut, tashmë është në rrezik, thotë fansi i Mozartit. “Ne të gjithë po përfitojmë nga vrulli i shpejtë i zhvillimit. Por, ndoshta, do të ishte mirë që të frenonim pakëz”.

Vendet që renditen në Gjirin Persik në Lindjen e Mesme janë shumë të pasur dhe relativisht të çliruar nga fondamentalizmi islamik. Dhe nuk është vetëm prej naftës. Projektet gjigandë të ndërtimit, kryesisht të ingranuar në industrinë e turizmit, po kthehen në forcën e rajonit, dhe në mënyrë të veçantë të Dubait. Dhe deri tani, terrorizmi e ka lënë të qetë këtë vend.

Ashtu si i ka hije një burri, që themeloi kombin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik, vdekja e sheikut të moshuar në fillim të nëntorit 2004 ishte e qetë dhe dinjitoze: 19 bijtë e tij e përcollën për në banesën e fundit. Për të vajtuan gjithashtë katër gratë që la të ve dhe afro 20 vajzat, por jo në funeral. Në mbretërinë e Sheik Zajed bin Sultan al Nahian, gratë tani mund të jenë ushtare, agjente të shërbimit të fshehtë, madje edhe ministre në qeveri, por asnjëra nuk guxoi të marrë pjesë në funeralin e patriarkut. Ai ishte një mysliman i devotshëm që e nderonte traditën.

Ai konsiderohej mishërimi i sheikëve modernë të naftës, e megjithatë ai mbeti një beduin tradicional gjatë të gjithë jetës. Kishte në zotërim banka, fabrika, prona të paluajtshme në Bregun e Diellit në Spanjë, dhe pushimet i kalonte në Zvicër, së bashku me fëmijët. Por në vend të udhëtimeve të shpeshtë, ai preferonte të shkonte për gjueti dhe të rriste fajkonj. Gjithashtu pëlqente garat me gamilje.

Mbi të gjitha, pasioni i tij më i madh ishte vendi që vetë themeloi në 1971. Ai e transformoi atë që dikur ishte një copë tokë bregdetare mbushur me rërë në një oaz begatie, një tokë pa luftë apo terrorizëm, pa mosmarrëveshje dhe praktikisht pa asnjë oponencë politike – diçka që sot është shumë e rrallë në botën arabe. Veç kësaj, katër muaj pas vdekjes së tij, sozia e tij edhe sot e kësaj dite bredh kudo në Abu Dhabi dhe Dubai. Themeluesi i Emirateve të Bashkuara Arabe duhej aq shumë nga nënshtetasit e tij dhe u vajtua aq shumë për të, pavarësisht faktit që ata nuk kishin patur kurrë të drejtën të votonin pro apo kundër tij në zgjedhje demokratike.

Kohët e fundit, shumë personalitete mes tyre edhe Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, kanë shkuar dhe kanë bërë respektet e duhura për të ndjerin sheik dhe, kanë kaluar të gjithë disa minuta “meditimi të qetë” mbi gurin e varrit të paemër të Sheikut Zajed.

Biznes në Dubai

Vizita e Shrëderit në Emirate ka qenë ndalesa e fundit e një udhëtimi të gjatë në Lindjen e Mesme. Ai është një udhëtim promovues i ekonomisë gjermane, e cila është në proces të negociimit të projekteve që shkojnë deri 4 miliardë euro. Kancelari do të donte që sheikët të ndërtonin një tren të shpejtësisë së lartë, që do të kalonte paralel me bregun e Gjirit si dhe të nënshkruante një kontratë 160 milionë euro për eksportin e 32 mjeteve të blinduar. Të tjerë kompani armësh gjermane u kanë ofruar emirëve sisteme të reja komunikimi, sisteme të mbrojtjes raketore si dhe modelet më të fundit të nëndetëseve të prodhimit gjerman për ushtritë e tyre.

Shtetet e Gjirit Persik përfaqësojnë një treg shumë premtues, por në çastin që mbërritën në Abu Dhabi, Kancelari dhe 70 biznesmenët që e shoqëronin, por edhe të gjithë ata udhëheqës që kanë vizituar rajonin kohët e fundit, ndoshta kanë pyetur vetveten: Si ka mundësi që pasardhësit e Beduinëve dhe kërkuesve të perlave në shtetet e vegjël të gjirit janë të dhënë kaq shumë pas fitimit të parasë, ndërkohë që stanjacioni politik dhe terrorizmi ka lënë në vend gjithë pjesën tjetër të botës arabe? Dhe ç’është më e rëndësishme, a është e mundur që bumi spektakolar ekonomik që po ndodh mes Kuvajtit dhe Omanit të nxisë reforma në të gjithë shtetet arabe?

Pulsi kapitalist i botës arabe tani rreh në shtetet e vegjël të Gjirit. Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillohen shumë shpejt në një lloj Tigri Aziatik të Gjirit Persik – sidomos në industrinë bankare dhe atë të shërbimeve. Mbretëria e Katarit, e qortuar për një kohë të gjatë si më jointeresantja mes vendeve arabe, tani ka televizionin Al Xhazira, i cili u ka dhënë afro 300 milionë arabëve në rajon shijen e parë të diversitetit të opinioneve si dhe njëkohësisht ndjesinë që ata janë me të vërtetë një komb i vetëm. Mbretëria e Bahreinit, përveçse ka sjellë Çmimin e Madh të Formula 1 në rajon, ashtu si edhe Kuvajti ka një parlament të zgjedhur, i cili bëhet shpesh skenë e debateve shumë të zhurmshëm. Sulltanati i Omanit, është duke dalë gjithashtu nga hijet dhe po transformohet dalëngadalë në një destinacion të ëndërruar për turistët.

Por, për disa arsye, vendet myslimane të Afrikës Veriore dhe vendet arabe si Siria, Egjipti dhe Arabia Saudite – me strukturat e trye të ngurta sociale dhe udhëheqësit e moshuar – kanë mbetur pas.

“Ndryshoni, ose do të zëvendësoheni”

Gjenerali Mohammed bin Rashid Al Maktoum, princi i kurorës i Dubait dhe ministër i Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe, u dërgoi këtë paralajmërim udhëheqësve të këtyre vendeve: “Ose ndryshoni, ose do të zëvendësoheni”. Ai nuk i referohej atij lloj demokratizimi të përshpejtuar përkrahur nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Bush. Në vend të kësaj, princi i kurorës e kishte fjalën për liberalizimin ekonomik dhe social të fqinjëve të tij arabë.

“Ne nuk kishim asgjë, dhe shihni se çfarë kemi arritur tani”, përsërit Sulltan Ahmed Ibn Sulayem, një mbështetës i Sheikut Mohammed për shumë vite, në komentet e tij drejtuar fqinjëve në stanjacion të Gjirit. “Imagjinoni se çfarë mund të kishit arritur ju me burimet tuaja”.

Një pjesë e mirë e suksesit të rajonit, natyrisht, vjen nga nafta. Por disa vende, sidomos Emirati i Dubait ku kullat e para të shpimit të naftës në Lindjen e Mesme nisën operimin në 1967, janë gjithnjë e më shumë duke u vetëçliruar nga varësia prej naftës. Për shembull, prodhimi i naftës në Dubai ka rënë me një të tretën që nga viti 1998, dhe të ardhurat e emiratit nga eksporti i naftës dhe gazit tashmë zënë vetëm 37 për qind të buxhetit të vet. Për të zëvendësuar këtë, një shpërthim i vërtetë i turizmit të klasit botëror, pronash të paluajtshme dhe projekteve tregtarë kanë nisur dhe disa kanë përfunduar përgjatë Gjirit të Dubait – gjuhëza e detit që e ndan qytetin në dy pjesë – gjatë viteve të fundit.

Emirati nuk funksionon si një shtet perëndimor, me qeveri dhe ministri, pro më shumë si një biznes. Sundimtari i vërtetë i Dubait është Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, ndërkohë që udhëheqësi politik de facto është Princi i Kurorës Mohammed. Por truri i vërtetë pas projektit Dubai janë tre teknokratë. Mohammed Al-Abbar studioi modelin e një vendi të vogël të suksesshëm në Singapor dhe tani, si shef i Emaar – një kompani pronash të paluajtshme me interesa biznesi në të gjithë botën arabe – është duke zbatuar në Dubai konceptet e Singaporit në lidhje me biznesin. Sulltan Ahmed Bin Sulayem drejton konglomeratin e ndërtimeve Nakheel, i cili është duke zhvilluar projekte të tillë spektakolarë, si për shembull tre Ishujt e Palmave dhe një tjetër arkipelag artificial i njohur me emrin “Bota”, të dy parajsa të vërteta për të kamurit që duan të blejnë shtëpi. Njeriu i tretë i grupit, Mohammed al-Gergavi është kreu politik i familjes sunduese të Dubait dhe është i ngarkuar me projektet e mëdhenj, afatgjatë të transformimit të Dubait në një qendër bankare dhe shërbimesh, një nyje mediatike dhe një qendre kryesore për mjekësinë.

Procesi, me anë të të cilit ky triumvirat ëndërron konceptet e veta, nëse ata do të përfundohen ashtu si duhet nga udhëheqësit, është tërësisht spektakolar. “Një ditë dosido”, thotë një diplomat perëndimor në Dubai, “aparati i faksit nxjerr një kletër faksi, ku thuhet se Sheiku Mohammed ka nderin të shpallë një projekt të ri. Asnjë detaj i mëtejshëm, vetëm data dhe vendi: Nesër në pasdrekë, ora 2.00, në Kullën e Emirateve, ku tre xhentëlmenët kanë zyrat e tyre. Ditën tjetër, komuniteti i biznesit të qytetit mblidhet në Kullën e Emirateve, dhe aty të pranishmëve u thuhet: Vitin tjetër ne do të ndërtojmë gratacielën më të madhe të botës, ishullin më të madh artificial, një aeroport të ri e kështu me radhë. Dhe gjëja më mbresëlënëse është se ata bëjnë pikërisht atë që thonë”.

Deri tani, ndikimi i Dubait, thotë Jusuf Ibrahim, drejtor i Grupit të Investimeve Strategjike në Energjetikë shkon përtej ndërtimit të grataçielave dhe ishujve artificialë. Sipas Ibrahim, “Dubai ka krijuar një filozofi krejtësisht të re për jetën në këtë anë të botës. Quhet: Bëni para, jo dallgë”.

Ibrahim beson se të njëjtat gjëra që tërheqin sot sipërmarrës dhe kapitale nga e gjithë bota janë gjithashtu tërheqëse edhe për arabët e rinj. “Për vite të tëra, punëtorët e ardhur në Arabi Saudite sillnin në shtëpi asgjë veç veshjeve fetare dhe ideologjive fanatike. Ata që punojnë në Dubai u sjellin grave bluxhinse e rroba të shtrenjta, si dhe një mënyrë për të kuptuar se si të bëjnë para”.

Eshtë duke ndodhur një revolucion kulturor, thotë Ibrahim. “Mesazhi që është dhënë dhe vijon të jepet është se Naserizmi i stilit egjiptian ka vdekur, baathizmi i stilit iraken ka dështuar, dhe islami militantesk po shkon drejt një fundi të përgjakshëm. Rroftë kapitalizmi arab”.

Efektet anësore të zhvillimit

Natyrisht, ky është një zhvillim të cilit nuk është se i mungon risku, dhe ai është duke prodhuar gjithashtu efekte anësore. Dubai ka që tani reputacionin e dyshimtë të të qenit qyteti i festave në botën arabe. Në fakt, qindra vajza të reja, që zyrtarisht ndodhen në vend si mësuese kopshti apo shtëpiake, mblidhen çdo natë në klubin legjendar “Cikloni” në qytet. Me pjesët e trupit të nxjerra dhe të ndara në grupe në varësi të zonës nga vijnë, Evropa Lindore apo Lindja e Largme, ato rrijnë pranë pistës së kërcimit dhe presin klientë. Klubi është gjithnjë plot deri në agim – sidomos në natën përpara ditës së shenjtë myslimane të së premtes.

Turistet perëndimore, nganjëherë të veshura vetëm pak më tepër, shkojnë bëjnë pazar në supermarketet e Dubait, por shikimet e irrituara që marrin nga gratë arabe të mbuluara me të zeza flasin vetë. Toleranca e Dubait nuk është aspak e pakufizuar, siç mësojnë shumë shpejtë përdoruesit e njiternetit kur zbulojnë se faqet e internetit të mediave perëndimore, si për shembull ajo e gazetës gjermane Bild-Zeitung me “atë vajzën në faqe të parë” bllokohen, për shkak se janë “të papajtueshme me vlerat fetare, kulturore dhe morale të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Shumë banorë të emirateve, por edhe punëtorët e ardhur që jetojnë aty prej dekadash, nuk ndihen më në shtëpi kulturalisht. “Dubai i ri është një projekt hardware”, thotë palestinezi Rauhi Abeidu. Ai ka një shkollë të madhe muzike në Bulevardin Sheik Said, ku po ndërtohen themelet për kullën më të shtrenjtë në botë. “Ka shumë beton e xhama, por jo shumë kulturë. Të paktën mësimet që jap unë mbi Mozartin po japin kontributin e tyre për shpirtin e qytetit”.

Thuhet se Sheiku Said, themeluesi i Emirateve kishte gjithmonë një ndjenjë të mistershme për të ruajtur një ekuilibër mes progresit dhe traditës, dhe se në shtratin e tij të vdekjes, udhëheqësit e Dubait i premtuan Saidit se do të vijonin të ndërtonin, por do të shmangnin kazinotë e bixhozit. Por edhe kjo, me shumë gjasa është vetëm çështje kohe.

Kërcënimi më i madh për Projektin Dubai – dhe, zhvillimit të shteteve të Gjirit në përgjithësi – bëhet i qartë përmes një përralle urbane, e cila kujtohet shpesh nëpër qytet: Një sekser i thotë klientit të tij “Bli një shtëpi në Plazhin Jumeirah. Eshtë vendi më i sigurtë për të jetuar. Gjysma e klanit të Bin Ladenit jeton aty”.

Deri tani, shtetet e vegjël të Gjirit Persik (veç Kuvajtit) janë kursyer nga sulmet e mëdha terroriste, edhe pse kufijtë e trye janë relativisht të hapur dhe islamikët i shohin Dubain dhe Bahreinin si strofulla të pabarazisë. Një sulm i përgjakshëm në bregun e Gjirit me siguri që do të shkaktonte një reaksion zinxhir. Turistët nuk do të vinin më, hotelet dhe dyqanet e mëdha do të shkretoheshin, dhe kompanitë e suksesshme ajrore të Emirateve, të cilët sapo porositën 45 superavionë të modelit të ri të Airbus do të shkonin menjëherë drejt falimentimit.

Përse i kursen Al Kaeda shtetet e pasur dhe materialistë të Gjirit? Ekziston një dyshim gjithnjë e më i madh që sunduesit e tyre kanë qenë në gjendje të shijojnë një siguri relative sepse kanë ndihmuar Al Kaedan të kryejë transaksionet e saj monetare pa kontrolle të imtësishëm. Por strategjia e mbijetesës së shteteve të Gjirit ka qenë evidente që kur Al Kaeda u krijua. Që gjatë luftës Irak–Iran të viteve tetëdhjetë, sheikët nga Kuvajti në Oman ishin të prirur të mbanin marrëdhënie të mira me të dy palët në konflikt. Në vitin 1990, kur ushtria e Irakut pushtoi Kuvajtin, ata iu kundërvunë Sadam Huseinit. Menjëherë pas kësaj, megjithatë, ata e ndihmuan atë t’u shmanget sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Konsensusi i brendshëm dhe aftësia për të arritur kompromisin ndërmjet progresit dhe konservatorizmit kanë shërbyer gjithmonë si bazë për të gjithë vendimet në Gjirin Persik. Kjo formulë e fshehtë, e cila i atribuohet Sheikut tashmë është në rrezik, thotë fansi i Mozartit. “Ne të gjithë po përfitojmë nga vrulli i shpejtë i zhvillimit. Por ndoshta do të ishte mirë që të frenonim pakëz”.

Revolucion kulturor

Deri tani, ndikimi i Dubait, thotë Jusuf Ibrahim, drejtor i Grupit të Investimeve Strategjike në Energjetikë shkon përtej thjeshtë ndërtimit të grataçielave dhe ishujve artificialë. Sipas Ibrahim, “Dubai ka krijuar një filozofi krejtësisht të re për jetën në këtë anë të botës. Quhet: Bëni para, jo dallgë”. Ibrahim beson se të njëjtat gjëra që tërheqin sot sipërmarrës dhe kapitale nga e gjithë bota janë gjithashtu tërheqëse edhe për arabët e rinj. “Për vite të tëra, punëtorët e ardhur në Arabi Saudite sillnin në shtëpi asgjë veç veshjeve fetare dhe ideologjive fanatike. Ata që punojnë në Dubai u sjellin grave bluxhinse e rroba të shtrenjta, si dhe një mënyrë për të kuptuar se si të bëjnë para”.

Eshtë duke ndodhur një revolucion kulturor, thotë Ibrahim. “Mesazhi që është dhënë dhe vijon të jepet është se Naserizmi i stilit egjiptian ka vdekur, baathizmi i stilit iraken ka dështuar, dhe islami militantesk po shkon drejt një fundi të përgjakshëm. Rroftë kapitalizmi arab”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›