“Qeveria ka harruar fëmijët jetim”
31/03/2005 Reagon kryetarja e shoqatës për Durrësin
DURRËS - Drejtues të shoqatës së fëmijëve jetim në Durrës kanë
denoncuar indiferentizmin e shtetit për kujdesin dhe trajtimin e kësaj kategorie.
Kyetarja e shoqatës në qytetin e Durrësit, Marjana Biba, është shprehur se, “gjendja ekonomike e familjeve me fëmijë jetim është
shumë e vështirë dhe kjo ka ndikuar drejtprdrejt në arsimimin dhe edukimin e tyre”.
Vetëm në Durrës, shoqata ka të regjistruar 2000 fëmijë të mbetur pa të dy prindërit, apo edhe pa njërin nga prindërit, ndërsa
vetëm një përqindje shumë e vogël e tyre kanë pasur mundësi të trajtohen me pension.
Kryetarja e shoqatës së fëmijëve jetim ka lëshuar kritika të ashpra ndaj strukturave të shtetit, duke theksuar se ata kanë lënë jashtë vëmendjes jetimët, të cilët, sipas saj shpërfillen në drejtim të trajtimit ekonomik.
“Ajo që ka shkaktuar këtë gjendje, është pohuar nga Biba, është pamundësia për t’u lidhur pensione edhe pse në statusin e tyre
parashikohet e drejta për të përfituar”.
Biba ka thënë se ka të regjistruar 700 familje, të cilët rrisin
jetimë, por ajo ka theksuar se numri i tyre është më i madh.