Ndërtuesit e rrugës Ura e Dajlanit–Plepa, ankohen për pengesat te kryebashkiaku

31/03/2005 Shkak ndërtimet pa leje
DURRËS - Tri firma sipërmarrëse, për të realizuar projektin në
rikonstruksionin e rrugës nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, në Plazhin e Durrësit, kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtuesve të bashkisë për të realizuar rikonstruksionin në kohë dhe sipas projektit.
Drejtues të firmës “Alissa Construcion”, “Cobial” dhe “ANK” kanë zhvilluar me kërkesë të tyre një takim me kryetarin e Bashkisë, Lefter Koka dhe supervizorin që ndjek punimet, Përparim Cani dhe shkak për këtë takim kanë qenë pengesat që po ndiejnë firmat ndërtuese.
Sipas sipërmarrësve të projektit mësohet se, që nga koha e fillimit të punimeve e deri më tani, firmat janë detyruar të ndërpresin disa herë punën, pasi përgjatë segmentit, ku shtrihet projekti, janë shumë ndërtime, të cilat duhet të lirojnë hapësirat e nevojshme.
Nga ana e tyre, burime të bashkisë kanë bërë të ditur se policia ndërtimore ka ndërmarrë disa aksione për të prishur ndërtimet pa
leje në Plazh, në përmbushje të objektivit të saj, për t’i hapur rrugë investimit në shumën 949 milionë lekë.