E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Ishëm mestarja, 8 anëtarë për familje

31/03/2005  Gjendja civile publikon shifrat

DURRËS - Në komunën e Ishmit, numri mesatar për anëtarë në familje arrin në 8 vetë, nga 4 anëtarë që është mesatarja e rrethit të Durrësit dhe 4.1 anëtarë në nivel Qarku.

Statistikat, që i përkasin vitit të kaluar, janë burime zyrtare të gjendjeve civile, të cilat kanë saktësuar se Qarku i Durrësit ka 296995 banorë me 72750 familje.

Në zonën qytetëse, mesatarja e anëtarëve të familjeve është 4 anëtarë, kurse në zonën fshatare, që zë 24.3 për qind të popullsisë së rrethit, mesatarja shkon në 4.5 anëtarë në familje. Por në këto statistika bie në sy se familjet me numër më të madh të anëtarëve janë ato të komunës së Ishmit me 8 pjesëtarë, ndërkohë që numri më i vogël vërehet në Shijak me 2.9 anëtarë në familje.

Në bashkinë e Shijakut jetojnë 12552 banorë në 4326 familje dhe mesatarja e anëtarësisë në familje është e të njëjtit nivel me vendet e zhvilluara evropiane.

Në shifra të ndërmjetme mes Shijakut dhe Ishmit gjendet Manza, e cila, sipas statistikave të vitit të kaluar, ka 5.6 anëtarë, ndërsa Gjepalaj, Xhafzotaj e Katundi i Ri vërtiten mes kufijve 4 dhe 4.2 anëtarë në familje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›