Alban Tafaji: Sa na e vështirësoi jetën Luzi
Tirana tani feston kualifikimi për në turin II, por gjatë ndeshjes ka pasur momente, kur e ka parë vetën në vështirësi përballë Luzit të Vogël, skuadrës simpatike të një fshatit të Kavajës me të njëjtin emër, por që u rezervoi bardhebluve një surprizë të hidhur në takimin e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 3-1 ndaj 24 herë kampionëve. Këtë tension e konfirmoi edhe vetë trajneri i Tiranës Alban Tafaji: "Ishte një takim që ne e kishim vlerësuar, diktuar nga rezultati i ndeshjes së parë. Për këtë arsye hodhëm në fushë formacionin më të mirë. Skuadra hasi në vështirësi, sidomos në pjesën e parë, pasi kundërshtari luante me 11 lojtarë në mbrojtje. Me kalimin e minutave pati dhe tension në radhët e lojtarëve të mi, por në pjesën e dytë shpërdoruam shumë raste. Sidoqoftë, fitorja ishte e merituar dhe për ne, pavarësisht vështirësisë, ka rëndësi kualifikimi". I kënaqur në fund të ndeshjes është shfaqur edhe trajneri i modestëve të Luzit.
Ndriçim Kashami: "Ishte një tjetër ndeshje e mirë për ne. Në pjesën e parë më shumë u mbrojtëm, ndërsa në pjesën e dytë bëmë një volum më të madh loje dhe ishim shumë pranë ëndrrës tonë. Sigurisht, duhet marrë parasysh fakti se luanim përballë Tiranës. Në fakt, shpresuam deri në fund në një kualifikim historik, por siç thashë ishte një objektiv i vështirë".
A. Manallari