Kupa pa surpriza, të mëdhatë kualifikohen
Turi i parë i Kupës së Shqipërisë nuk ka dhuruar surpriza: të gjithë emrat e mëdhenj të futbollit janë kualifikuar për në fazën tjetër. Tirana realizon përmbysjen e shumëpritur me Luzin e Vogël. Me fitoren 3-0 në "Selman Stërmasi", bardheblutë bënë të pavlefshme humbjen e turpshme 3-1 të pësuar dy javë më parë në provincën e Kavajës. Megjithatë, asgjë nuk ka qenë e lehtë për kampionët në fuqi: pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Tiranës, që në minutën e 43-të u detyrua të luante në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të Devollit (goditje më bërryl e kundërshtarit). Por, një penallti e shndërruar në gol nga mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila në të 64-n dhe rrjeta e Sefës vetëm 6 minuta më pas i hapën rrugën triumfit të skuadrës së drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede. Për t‘u theksuar është fakti se Luzi ka provuar deri në fund të shënonte golin që do ta kalonte takimin në kohën shtesë. Skuadra modeste ka treguar guxim, ku për afro 20 minuta ka luajtur me pesë sulmues në fushën e lojës. Në Grupi A kalojnë pa vështirësi edhe katër ekipet e tjera të Superiores: Dinamo, Besa, Shkumbini e Kastrioti. Blutë mposhtën 2-0 Mamurrasin, kavajasit u mjaftuan me fitoren 1-0 përballë Pogradecit, peqinasit thyen 2-0 Memaliajn, ndërsa krutanët fituan 4-1 me Sopotin. Të gjitha këto skuadra, e kishin siguruar kualifikimin, pas fitoreve në transfertë në ndeshjet e para. Kalojnë në turin e dytë edhe dy prej ekipeve më të forta në Kategorinë e Parë, Bylis dhe Lushnja. Me rezultatin 3-0, ballshiotët përmbysën humbjen 1-0 në fushën e Cërrikut me Turbinën, ndërsa "lagunarët" fituan 3-1 përballë Burrelit (takimi i parë ishte mbyllur në barazim 0-0).
Në Grupin B regjistrohen dy episode që spikatën: 14 golat e realizuar në Korçë dhe eliminimi i Elbasanit. Edhe pse mund të duket e pabesueshme, sfida ndërmjet Skënderbeut dhe Skraparit përfundoi me rezultatin 9-5: mesatarisht në qytetin juglindor është shënuar gol në çdo gjashtë minuta e gjysmë lojë. Të bën më shumë përshtypje edhe fakti se korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 12-10 (kishin humbur 5-3 në takimin e parë). Në anën tjetër, Elbasani duket më i përqendruar te kampionati dhe ka vendosur të "tolerojë" në Kupë përballë Kamzës. Edhe pse kishin humbur 2-1 në ndeshjen e parë, verdheblutë janë paraqitur me mjaft lojtarë të rinj në fushë dhe pas barazimit 0-0 i japin lamtumirën trofeut të dytë për nga rëndësia. Vllaznia nënshtron 5-1 Tomorin, ku Shtubina shkëlqeu me tre gola, Apolonia shkatërron 7-0 Bilisht Sportin (pas humbjes 3-1 në takimin e parë), ndërsa kualifikohen edhe Teuta, Gramozi e Flamurtari. Vlonjatët janë e vetmja skuadër elitare që nuk ka arritur të shënojë të mërkurën: skuadra e Maganit duket se ishte e kënaqur me fitoren 3-0 në përballjen e parë me Gramshin, ndërsa takimi i djeshëm u mbyll në barazim pa gola. Të mërkurën nuk u zhvilluan vetëm dy ndeshje kthimi, Laçi-Besëlidhja dhe Partizani-Ada, të cilat do të luhen më 11 nëntor.