E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi: Mafiozët e kuq, të rinj e të vjetër, nuk do guxojnë të pengojnë ëndrrën evropiane të shqiptarëve

Festa e 8 dhjetorit, dita kur vendosëm të mos frigohemi nga pashallarët e komunizmit - kërcënimi i Ramës tingëllon donkishotesk


Me rastin e festës së 8 dhjetorit, ditës së Rinisë, deputetja e Partisë Demokratike, për qarkun Durrës, Albana Vokshi deklaroi se kjo festë nuk mund të cenohet aspak nga mbetjet e nomeklaturës së regjimit komunist. Deputetja Vokshi theksoi se 8 dhjetori është fetsë e çdo shqiptari që preku lirinë duke neutralizuar pashallarët e kuq 19 vjet më parë, ndërsa nuk u frigua as nga familjet mafioze të don- Gramozit, shokut Kristaq, Gjinushit, Xhelilit, Bushatit dhe Pezës, etj.


Deklarata e plotë e deputetes demokrate, Albana Vokshi: “8 Dhjetori po afron. Si ish studente e dhjetorit dhe si çdo shqiptar, pres me padurim afrimin e festës së madhe të datës 8 dhjetor. Ne jemi 8 dhjetori, ne jemi ato që rrëzuan murin e Berlinit. Këtë 8 dhjetor do festojmë si asnjëherë më parë ditën kur takuam lirinë, kur vendosëm të mos pyesim e të mos frigohemi më nga pashallarët e kuq, nga don-Gramozi, nga shoku Kristaq, nga Gjinushi, Xhelili, Bushati, Peza, etj. I shpërfytyruar, humbësi i 28 Qershorit, po tregon se ka tmerr dhe frikë nga festa që po afron, por tashmë pas 20 vitesh, tingëllon donkishotesk kërcënimi dhe ultimatumi që ai i bën sistemit të demokracisë. Në mënyrë komike, ashtu si ati i tij shpirtëror politik e biologjik, ai kërkon të mbajë lart frymën revolucionare. Si ish-studente e dhjetorit, si deputete e Partisë Demokratike që rrëzoi familjen politike të Edvinit, dua t’i them sot aleancës puniste-mafioze të Edvinit, Gramozit, Yllit, Fidelit, Koços, Besos, Delijorgjve, Shkrelëve e kompani, se sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, së 16 Nëntori ishte përgjigjia më e bukur e ëndrrës sonë për të pasur një Shqipëri si gjithë Evropa, tamam tani që po afron 8 Dhjetori. Dua t’i them mafiozëve të kuq të rinj e të vjetër që të mos guxojnë të prekin a të kërcënojnë ëndrrën tonë evropiane, ëndrrën e shqiptarëve për të cilën punuam. Dua ti them që të harrojnë sundimin e tyre 40 vjeçar prej pashallarësh të kuq sepse sot nuk vendosin më as baballarët e as bijtë, sot vendos vetëm vullneti i popullit shqiptar dhe ky vullnet i lexuar e certifikuar nga gjithë Evropa, sot rrëzon muret e Berlinit, dhe e sjell Shqipërinë brenda ëndrrës së saj evropiane”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›