Albano: Albumi im, një këngë shqiptare
Këngëtarit italian Albano Karrizi i është dhënë dje titulli "Mirënjohja e qytetit të Vlorës".
Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, rreth orës 12:00 në aeroportin e Rinasit, këngëtari i famshëm është shprehur se, në albumin e tij të fundit do të përfshijë edhe një këngë në shqip. Italiani ka shkelur për të pestën herë në tokën shqiptare, megjithatë emocionet për të janë gjithmonë si të herës së parë. 65-vjeçari është pritur në aeroport nga artistë të njohur shqiptarë, me të cilët po feston edhe 65-vjetorin e tij në qytetin e Vlorës. Lidhja e tij me Shqipërinë, sipas këngëtarit është kaq e fortë, pasi babai i tij Carmelo, dikur ka qenë ushtar në Shqipërinë e Jugut dhe ky fakt sipas këngëtarit, të viteve '70, është pjesë edhe e librit të tij të tretë që po shkruan për jetën e tij. Ndërkohë, në mjediset e teatrit "Petro Marko" janë zhvilluar disa aktivitete që kanë në qendër jetën dhe karrierën e këngëtarit 65-vjeçar. Gjithashtu është bërë dhe promovimi i libri "Al Bano dhe Shqipëria".