Memaliaj dhe Elbasan, tre të vdekur në aksidente
Një makinë përfundoi në lumin Vjosë, duke shënuar dy të vdekur, ndërsa një person i tretë humbi jetën pas përplasjes së mjeteve në hyrje të Elbasanit.
Automjeti ku po udhëtonin dy bashkëshortë nga Fieri doli jashtë rruge mëngjesin e djeshëm, duke përfunduar në lumë, dhe ka përfunduar në lumin Vjosë, ndërsa tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas policisë, aksidenti fatal i bashkëshortëve Ramazan dhe Melude Halimi, ka ndodhur në vendin e quajtur "Kthesa e fosforit", 2 kilometër pranë qytetit të Memaliajit. Mësohet se ata ishin emigrantë dhe pas disa ditë pushimesh në Shqipëri po ktheheshin drejt shtetit grek. Burime policore pohuan se, dalja e automjetit nga rruga ka ardhur pas një ataku në zemër të drejtuesit Halimi. Pas kësaj automjeti tip "Nissan" me targa greke HAB 8491, ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka rënë në ujërat e lumit Vjosë. Mendohet se 46-vjeçarja Halimi, në pamundësi për të manovruar mjetin, për shkak të shpejtësisë, ka hapur derën dhe është hedhur jashtë. Rrokullisja në terrenin e gurtë anës rrëpirës së lumit Vjosa, i ka hapur plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme. Bëhet e ditur se, trupi i saj është vënë re rreth orës 05:00 të mëngjesit nga një bari, i cili ka njoftuar policinë. Gjithashtu, një orë më vonë të afërm të çiftit Halimi ishin interesuar në polici për verifikimin e kalimit të bashkëshortëve në kufi. Shqetësimi i tyre kishte ardhur pas pamundësisë për kontakt telefonik me dy bashkëshortët në udhëtim, duke ditur që 47-vjeçari kishte probleme të theksuara shëndetësore në sistemin kardiovaskular. Pas ngjarjes polumbarë nga Tirana kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë trupin e viktimës nga ujërat e Vjosës. Po dje një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime të policisë sqaruan se, viktima Liman Gjorga, banues në fshatin Kusarth të rrethit të Elbasanit, udhëtonte si pasagjer në një prej makinave që u përfshinë në aksident. Mësohet se mjeti tip "Benz" i drejtuar nga Besnik Daka u përplas me një tjetër makinë "Benz", me targë LU 9747 B, dhe më pas me një mjet tip "Fiat", me targa greke EMB 7614. Në aksident mbetën të plagosur rëndë 18-vjeçarja Laura Kolgjeku, nga Librazhdi dhe Besnik Daka e Agim Lila, të dy nga Peqini. p.n/a.k.