E Diel, 1 Nëntor 2026

Velaj ekspozitë në UET

Fate Velaj, piktori shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Austri këto ditë ka çelur një ekspozitë me piktura në Universitetin Evropian të Tiranës.

 Kjo ekspozitë e çelur nën kujdesin e Alfred Gusenbauer, Bundeskancelar i Austrisë përmban veprat më të mira të Velaj, realizuar ndër vite. E ka titulluar "Memories from the future", shumica prej tyre janë vepra arti në pikturë e të tjera janë fotografi. Kjo ekspozitë u çel ditën e martë në orën 18:30 në UET. Ndërkaq me këtë rast po bëhet edhe botimi i një katalogu, në formën e një libri 110 faqe 28x21cm në shqip/gjermanisht me fotografi, piktura dhe esse të Fate Velaj. Normalisht është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arsyetimi që të kesh "Memories from the future". Deri më sot kjo kategori të menduari i përkiste vetëm Hollywoodit. Por, fakt është se, secili prej nesh në mënyrë individuale ose kolektive krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht farkëton plane për të nesërmen ose të pasnesërmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›