Pranga zviceranit për trafik
SHKODER - Një shtetas zviceran është arrestuar dje në kufi me akuzën e "trafikut të makinave të vjedhura".
Burime policore nga komisariati i Malësisë së Madhe shprehen se, Roland Butikofer, 53 vjeç po hynte në Shqipëri për herë të nëntë, me makinë të ndryshme nga rastet e tjera, por gjithashtu luksoze. Ndalimi i zviceranit vjen pak javë pas arrestimit të një shtetasi francez në pikën kufitare të Muriqanit, me të njëjtën akuzë. Ndërsa Butikofer u prangos në doganën e Hanit të Hotit, pasi mjeti me të cilin udhëtonte rezultonte i vjedhur. Sikurse pohojnë burime policore nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, gjatë verifikimit të të dhënave për këtë person, ai kishte hyrë shpeshherë në vendin tonë, gjithmonë me makinë, ndërsa në ikje kishte udhëtuar me avion. Madje, ai ishte person i dyshuar për trafik të mjeteve motorike. r.d.