"Albautori" shpërblen anëtarët e bordit dhe nuk paguan artistët
Agjencia e "Albautorit" shpërblen anëtarët e këshillit të saj administrativ dhe nuk paguan anëtarët e saj. "Fiks Fare" zbuloi një listë pagesash me disa emra, midis të cilëve janë edhe emrat e zotërinjve Flamur Shehu, Xhevahir Spahiu dhe Endri Sina, që të tre anëtarë të Këshillit Administrativ të agjencisë. Ndërkohë që ekziston një vendim i datës 16.04.2008 nga po ky këshill, ku është vendosur që "asnjë anëtari të mos i jepet shpërblim dhe paratë të konservohen deri në një situatë më të mirë mbledhëse".
Nga ana tjetër emra të njohur të muzikës shqiptare deklaruan dje në emisionin "Fiks Fare" se kanë vite që nuk kanë marrë asnjë pagesë nga kjo agjenci. Kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo, tregon se ka harruar të marrë honorare nga "Albautori". Ka marrë vetëm një herë 50 mijë lekë.
Kantautori Edmond Mancaku, i cili është i anëtarësuar tek "Albautori" që nga viti 1992 tregon se tre vjet më parë ka marrë një pagesë prej 50 mijë lekësh dhe asgjë tjetër. Gjithashtu, ai shpjegon se këtë pagesë e kanë marrë në bazë të transmetimeve të materialeve që monitorohen.
Ndërsa autori i teksteve, Agim Doçi, tregon se që nga dita e anëtarësimit në "Albautor" kanë pasur gjithnjë problem "të ishim të mbrojtur si autorë autentikë, por dhe të shpërblyer. Shpërblimi është mjeran". Edhe ai konfirmon se pagesën e fundit e ka marrë dy vjet e gjysmë më parë dhe ka marrë një shumë modeste. Po kështu edhe kantautori i njohur, Luan Zhegu, tregon se vetëm dy herë ka marrë shpërblim që nga dita e anëtarësimit, por edhe ato që morën ishin pak dhe kishte shumë pakënaqësi.
Për ankesat e këtyre artistëve është vënë në dijeni edhe Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit. Albana Pulaj, përgjegjëse e sektorit të regjistrim-certifikimit dhe të inspektimit të tregut, konfirmon se kjo zyrë ka marrë sinjalizime nga një pjesë e anëtarësisë së agjencisë "Albautor" dhe është duke e shqyrtuar si rast. Gjithashtu, ajo konfirmon se të gjitha shoqatat dhe agjencitë, deri më 31 mars kanë detyrimin ligjor për të bërë publik gjithë aktivitetin financiar dhe ekonomik, si dhe anëtarësinë e tyre.
Vetëm pas datës 31 mars kjo zyrë do të ketë mundësinë që të deklarojë shkeljet që janë bërë në këtë agjenci. Vetëm pas kësaj date dhe pasi të arrijë në një përfundim në lidhje me ankesat e artistëve, kjo zyrë do t‘i propozojë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pezullimin për gjashtë muaj ose dhe heqjen e licencës.
Aktiviteti
Albautori nuk monitoron
Artistët ngrenë edhe një tjetër problem: Monitorimin. Askush nuk e di sesi monitoron "Albautori" për të vjelë paratë që duhet t‘u ndajë artistëve. Shkuam në agjenci dhe pyetëm vetë drejtorin aktual të "Albautorit", Artan Tozaj. Nga ai morëm konfirmimin se agjencia nuk monitoron. Për të monitoron KKRT-ja. Pak e çuditshme, por pyetëm edhe në KKRT. Drejtori i programeve në KKRT, Andrea Nathanaili, na tregoi se në këtë institucion ka një studio monitorimi. Por kjo studio kryesisht është për monitorimin e programeve informative, për lajmet dhe programet e aktualitetit dhe në përgjithësi për të gjithë veprimtarinë radiotelevizive për lajmet, për respektimin kushteve etiko-morale, për reklamat dhe të drejtën e transmetimit për verifikimin e të drejtave e transmetimit. Pra KKRT nuk monitoron për "Albautorin" programet muzikore që transmetohen dhe nuk mban shënim sa herë transmetohen këngët për të përfituar të ardhurat që duhet të sigurojë kjo agjenci për artistët.
Ish-anëtari i Këshillit të Administrimit: Nuk e di ku është selia
Një këshill që merr vendime në kafene
"Albautori" ka status dhe rregullore, si dhe këshill administrativ. Sipas statutit duhet të jetë me nëntë anëtarë, ndërsa në realitet janë vetëm pesë. Por edhe ata nuk mblidhen. Këtë na e vërteton kompozitori Aleksandër Lalo, i cili me një dokument zyrtar të Këshillit të Administrimit të "Albautorit" drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë e largon nga detyra e anëtarit të këshillit dhe e zëvendëson me Xhevahir Spahiun. Lalo na përgjigjet qartë, duke thënë se nuk ka dijeni fare. As nuk ka qenë i pranishëm kur është bërë mbledhja për largimin e tij, as kur është bërë votimi i fshehtë dhe as kur është zëvendësuar. Madje na tregon edhe se si është bërë anëtar i këtij këshilli. Ish-drejtori i agjencisë e ka takuar në një lokal poshtë shtëpisë së tij dhe i ka thënë se do t‘i vërë emrin në listën e anëtarëve të Këshillit Administrativ. Madje, Lalo nuk di as se ku është ndërtesa ku ka zyrat agjencia "Albautor". Nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje. "Unë nuk e di ku bie. Absolutisht nuk di gjë. As kam lidhje fare. Unë pres të marrim ndonjë përqindje nga e drejta e autorit që u bënë disa vite që nuk marrim dhe kaq", tregon kompozitori Aleksandër Lalo.