"Aplikimi në BE, brenda presidencës çeke"
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi dje se aplikimi i Shqipërisë për në Bashkimin Evropian është në interes të të gjithë shqiptarëve dhe momenti më i artë është pikërisht tani, kur BE drejtohet nga presidenca çeke. Sipas kreut të shtetit, aplikimi për në Bashkimin Evropian është sakaq ëndrra që pritet të realizohet nga të gjithë shqiptarët. Para pak ditësh, kreu i shtetit deklaroi nga Italia se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda 2012-ës. I pyetur dje sesi e komentonte këtë deklaratë tani, Presidenti u shpreh se "çdo politikan dhe institucion duhet të bëjë vlerësime analitike dhe integrale". Për Presidentin Topi, fakti që Shqipëria pas një muaji do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO, është një shkallë shumë e rëndësishme dhe e sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjërat, tha kreu i shtetit, shkojnë në mënyrë shumë të sinkronizuar, vendet e BE-së në pjesën dërrmuese janë njëkohësisht vende të NATO-s dhe Shqipërisë i kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme. "Është kjo mbështetje e cila na bën ne optimistë që pa precizuar vitin, sepse nuk jam unë ai që precizon vitin e futjes në BE, por duke bërë një analizë të logjikshme, unë them që edhe Shqipëria shumë shpejt do të jetë vend i BE-së", nënvizoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Pas ratifikimit të MSA-së nga të gjitha vendet e BE-së, hapi i radhës për Shqipërinë është aplikimi si vend kandidat në Bashkimin Evropian. Hap i cili po komentohet mjaft nga politika shqiptare, por edhe nga vetë drejtuesit e BE-së, nëse duhet të bëhet tani apo pas realizimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Mazhoranca, nëpërmjet Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Jashtëm Basha, thotë se është e gatshme ta hedhë një hap edhe tani, por opozita në komisionin e jashtëm vlerëson se do të ishte mirë që një veprim i tillë të ndërmerrej pas zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi realizimi i tyre në bazë të standardeve ndërkombëtare është një nga kushtet bazë që duhet të plotësojë Shqipëria. Gjithashtu edhe ndërkombëtarët, dhe konkretisht ministri i Jashtëm i Çekisë, shtet i cili ka presidencën e radhës në BE, kanë këshilluar para dy ditësh qeverinë shqiptare se koha më e përshtatshme për të bërë aplikimin si vend kandidat për në BE do të ishte më vonë. Ata kanë theksuar se kriza ekonomike në të cilën është përfshirë BE-ja aktualisht ka vëmendjen më të madhe se sa zgjerimi i saj. Ndaj, ka shtuar ministri i Jashtëm çek, tani nuk është koha e përshtatshme për të hedhur një hap kaq të rëndësishëm. Por, gjithsesi qeveria ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive nëse do të aplikojë si vend kandidat për në BE tani, apo pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Aktualisht pritet një tjetër zhvillim pozitiv për shtetin tonë, anëtarësimi me të drejta të plota në strukturat e NATO-s. Ky hap i rëndësishëm pritet të hidhet në prill, kur dhe mbahet samiti i radhës së NATO-s. Aktualisht Shqipëria ka realizuar me sukses procesin e ratifikimit të protokollit të NATO-s nga të gjitha vendet anëtare të saj.
Biberaj:
Vendi ynë duhet
të bëjë aplikimin
Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, deklaroi dje se "Shqipëria duhet të aplikojë gjatë presidencës çeke për anëtarësim në BE, pasi integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në BE mbetet prioritet kryesor i mazhorancës aktuale, por edhe i politikës shqiptare". Gjatë një prononcimi për shtyp, deputeti demokrat theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE përfaqëson interesin madhor dhe strategjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, interes ky që natyrisht duhet të qëndrojë mbi interesat partiakë.
Sipas tij, ratifikimi i MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, reformat politiko-ekonomike të ndërmarra nga mazhoranca e djathtë, si dhe vullneti dhe angazhimi i kësaj mazhorance për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme më 28 qershor 2009, e lejojnë Shqipërinë që të aplikojë gjatë presidencës çeke për anëtarësim në BE.
Presidenti
Duhet një muze
për të përndjekurit
Ish të përndjekurit politikë ishin edhe dje në vëmendjen e kreut të shtetit, Bamir Topi. Ai kreu një vizitë në muzeun kombëtar, në pavijonin e ish të përndjekurve politikë. Pas kësaj vizite, duke iu përgjigjur interesit të medias, kreu i shtetit u shpreh se "do të mbështesë çdo iniciativë për të ngritur një muze për këtë periudhë". Gjithashtu, Presidenti ka bërë apel që jo vetëm periudha të përkujtohet, por të mbështeten edhe të përndjekurit politikë për t‘u integruar në shoqëri. Të gjithë, tha Topi, të
bëjnë ç‘është e mundur që kjo pjesë e dhimbshme e historisë së Shqipërisë të jetë një pikë referimi që ngjarje dhe periudha të tilla të mos përsëriten më. Sipas tij, duhet të ketë një vlerësim jo vetëm për periudhën që kaluan të përndjekurit, por të mbështetet edhe integrimi i tyre në shoqëri.