E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Dobësimi i lekut po na varfëron

Për Partinë Socialiste duket qartë se në këtë fillim viti vendi po ballafaqohet me një krizë të thellë në disa plane. Marko Bello, deputet i PS-së, tha se Shqipëria ka rënie të ndjeshme të prodhimit të përgjithshëm bruto (GDP), zhvlerësim të shpejtë të monedhës vendase, rritje të çmimeve, rritje të papunësisë, rënie drastike të dërgesave të emigrantëve, thellim të varfërisë dhe polarizim të frikshëm të shoqërisë. "Përveçse ka ndikuar në rritjen e çmimit të mallrave të importit, pasi shumica e shkëmbimeve tregtare kryhen në euro, zhvlerësimi i monedhës vendase, lek, dhe forcimi i monedhave të forta, euro dhe usd, ka krijuar probleme te qytetarët", përfundoi Bello.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›