Bizneset: Sa më shpejt celulari i 4-t
Konfindustria, nisur nga domosdoshmëria e përmirësimit të funksionimit të tregut të telefonisë së lëvizshme në vend, këshillon ekzekutivin shqiptar për përzgjedhjen sa më të kujdesshme dhe sa më të shpejtë të operatorit të 4-t në Shqipëri. Bizneset industriale përshëndesin veçanërisht pjesëmarrjen e kompanisë me kapital publik "Vala" të Postë Telekomunikacioneve të Kosovës (PTK), në tenderin për operatorin e 4-t të telefonisë celulare në Shqipëri. Futja në treg e një tjetër operatori parashikon ulje të tarifave me gati 20 për qind, në një kohë që pas futjes në celularit të tretë në mars 2008, tarifat u ulën me gati 30 për qind.