Tmerr në Peshkopi, një i ri përdhunon vogëlushin 4 vjeç
Peshkopia tronditet përsëri nga një krim i shëmtuar. Një fëmijë vetëm 4 vjeç ka rënë pre e dhunës seksuale. Policia e Dibrës njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje pasdite dhe se pak orë pas këtij krimi është arrestuar një person i dyshuar.
Sipas versionit të policisë, fëmija i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dhunuar seksualisht nga një djalë 20-vjeçar nga qyteti i Peshkopisë, i cili kishte lidhje familjare me viktimën e tij. Autor i dyshuar i krimit është Ledio Halili, 20 vjeç, banues në qytetin e Peshkopisë, i cili është arrestuar. Halili mësohet se duke përfituar nga njohja me familjen e vogëlushit ka arritur ta tërheqë atë në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Fëmija është gjetur nga prindërit i përgjakur dhe në gjendje tepër të rëndë psikike. Ai është dërguar menjëherë drejt kryeqytetit, në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Mjekët e këtij spitali thanë se ishin tronditur nga ajo që kishin, ndërsa sqaruan se gjendja e fëmijës është shumë e rëndë. "Ka probleme të mëdha shëndetësore, por është njëkohësisht tepër i tronditur", tha një nga mjekët që kishte pritur të miturin e përdhunuar.
Policia nuk ka qartësuar ende shumë detaje të krimit të shëmtuar, por burime nga Drejtoria e Policisë thanë se ka prova të forta që vërtetojnë se personi i arrestuar është autori i këtij krimi.
Mësohet se 20-vjeçari Ledio Halili do të akuzohet fillimisht për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, vepër penale që dënohet deri në 20 vjet burg. Burimet zyrtare të policisë së Dibrës thanë se një grup hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vetëm në përfundim të kësaj pune hetimore do të dilet me akuzat përfundimtare mbi 20-vjeçarin që rrezikon të marrë "titullin" monstër, si bashkëqytetari i tij, Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ky është rasti i dytë në dy vjet, kur në Peshkopi ndodh një krim i këtij lloji. Në shtator të vitit 2007, Shpëtim Ziza, atëherë 19 vjeç përdhunoi dhe më pas vrau fëmijën 10-vjeçar, Bekim Çenga. Ndërkohë, dy ngjarje të tjera të rënda ndodhën gjatë këtij viti në zonën e Dibrës. Në janar 2009, dy të rinj rrëmbyen dhe përdhunuan një vajzë të mitur, ndërsa në shkurt, një mësues në fshatin Klenjë përdhunoi nxënësen e tij.