Zgjedhjet te biznesi amerikan
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizon sot mbledhjen e përgjithshme të asamblesë për të zgjedhur drejtuesit e saj të rinj. Në bazë të statusit të AmCham, drejtuesit e bordit kanë një mandat dyvjeçar, që e marrin pikërisht nga votimi në këtë takim. Zgjedhjet për anëtarë në bordin drejtues të Dhomës Amerikane organizohen çdo vit për ato pozicione që kanë përfunduar mandatin dyvjeçar. Këtë vit, 13 konkurrentë, shumica amerikanë, përfaqësues të bizneseve të AmCham, do të konkurrojnë për 7 pozicione të lira. Dhoma është një organizatë që operon prej 8 vjetësh në mbrojtje të interesave të bizneseve anëtare. Të pranishëm në takim do të jenë dhe Ambasadori i SHBA, Ëithers, dhe ministri Ruli.