E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albenc Ago mund të apelojë dënimin

Do të provojë t‘i shpëtojë dënimit të marrë në vitin 2005, duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën dje Albenc Agos, i akuzuar për vrasjen e Eva Vishës, që të apelojë vendimin e dhënë tre vjet më parë nga kjo gjykatë. Gjyqtari Gerd Hoxha ka pranuar kërkesën e Agos për rivendosjen në afat të çështjes. Ago në momentin e dënimi të tij me 20 vjet heqje lirie ka qenë në Itali dhe sipas pretendimeve të tij nuk ka mundur ta apelojë vendimin. Për këtë arsye ai kërkoi që gjykata t‘i japë mundësinë e ndjekjes së kësaj procedure, e cila është miratuar dje. Tashmë, çështja e vrasjes së Eva Vishës do të rihapet në Apel, por nuk dihet ende se çfarë të dhënash të reja do të paraqesë Ago në mbrojtje të tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›