E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti për dosjen e Kasharit

Akuzat për abuzime të mëdha me pronat në Komunën e Kasharit, të shoqëruara me falsifikime dokumentesh dhe shpërdorim detyre nga tre drejtuesit e fundit të kësaj komune dhe disa ish-zyrtarë të tjerë, do të gjykohen nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Tona. Gjithçka është vendosur dje pas hedhjes së shortit elektronik në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, në bazë të së cilit është përcaktuar edhe emri i gjyqtarit. Dosja me një volum prej rreth 2000 faqesh, për të cilën do të vendosen në bankën e të akuzuarve 10 persona, ka ngjallur një interesim të madh në opinionin publik, për shkak të përmasave të abuzimit që është deklaruar se ka ndodhur në këtë komunë, si dhe vlerës së lartë të parave të përfituara nga ky abuzim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›