E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Bunjaku nuk di të ndalet, shënon dhe golin e 12 sezonal

Bundesligë Kosovari ka realizuar gjysmën nga 24 golat e skuadrës së tij, Nurenbergut

Vazhdon të shkëlqejë Albert Bunjaku në Bundesligën gjermane. Sulmuesi kosovar, i cili zotëron pasaportën zvicerane, ka realizuar të shtunën edhe golin e 12 sezonal në 21 ndeshje. Ai ka shënuar deri tani gjysmën e golave të totalit prej 24 të së gjithë skuadrës së tij, Nurnbergut, duke u shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të këtij ekipi. Golin e fundit e realizoi të shtunën në fitoren 2-1 në transfertë ndaj Hertës së Berlinit. 26-vjeçari kosovar (i rikthyer pas pezullimit) barazoi në minutën e 61-të me një gol me kokë, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi të Rise. Në minutën e 72-të, Bunjaku goditi shtyllën. Sulmuesi grek i Nurenbergut, Angelos Haristeas, vulosi fitoren në minutën e 91-të të kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Tashmë ai ka dy gola më pak se tre kryesuesit e listës bomberëve të Bundesligës në kuotë të barabartë golash, Edin Xheko (14), Stefan Kiesling (14) dhe Kevin Kuranji (14).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›