Albert Kaçi: Shpifje, duan të na e hedhin ne fajin
Kundërpërgjigjja
Lojtari i klubit të futbollit Apolonia, aktualisht i pezulluar, Albert Kaçi, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura për shitje ndeshjeje dhe pranim të trukimit të rezultatit. Në një prononcim për “Shqip”, Albert Kaçi ka dhënë versionin e tij rreth ngjarjes.
Përfliteni se keni shitur për 10 mijë euro ndeshjen Shkumbini- Apolonia?
Nuk është aspak e vërtetë. Gjithçka është një sajesë e turpshme. Asnjëherë nuk kam shitur ndeshje. I kam shërbyer me dinjitet çdo ekipi, me të cilin kam luajtur.
Cila ishte arsyeja që u pezulluan?
U mblodh pak ditë më parë presidenca e klubit dhe vendosën të pezullojnë katër lojtarë me pretekstin se është shitur ndeshja. E përsëris se gjithçka që flitet për mua është vetëm gënjeshtër. Nuk ka asnjë fakt apo provë që më përfshin mua në shitje ndeshjesh, pasi nuk e kam bërë një gjë të tillë.
Përflitet se ju dhe e keni pranuar faktin se keni shitur ndeshjen...
Kjo është qesharake, kurrë nuk kam thënë se kam shitur ndeshje sepse, kurrë nuk kam trukuar rezultate. Ndaj kujtdo që e thotë një gjë të tillë, vetëm ka shpifur ndaj meje.
Si do t’u përgjigjeni këtyre akuzave?
Do ta ndjek këtë çështje deri në fund, kushdo që ka shpifur, gazetarë apo drejtues klubi, do të mbajë përgjithësi për dëmin me të padrejtë që më ka shkaktuar.
Pse ju akuzojnë ju dhe jo një tjetër?
Siç shihet, klubi po sulmon të huajt në skuadër, ata që janë jabanxhinj, duket qartë se e kanë menduar të na e lënë neve dëmin që kanë bërë të tjerët.
#