E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, e vetmja e pathyeshme në grup

Edmond Kapllani

Sipas sulmuesit Edmond Kapllani, shorti, që goglat në Varshavë rezervuan për Shqipërinë në eliminatoret e Euro 2012, nuk duhet parë me pesimizëm. Lojtari i Tus Koblencit në Bundesligën 2 gjermane, që fundjavën e kaluar shënoi golin e parë me këtë skuadër, mendon se përveç Francës, të gjitha përfaqësueset e tjera të Grupit D janë të përballueshme nga kuqezinjtë. Kapllani mendon se “gjelat”, me yjet si Riberi, Henri, Nasri apo Gurkuf, janë e vetmja skuadër që krijon idenë se është e pathyeshme. “Besoj se Franca është favoritja absolute për të fituar grupin eliminator. Skuadrat e tjera pjesëmarrëse nuk i shoh si të pathyeshme apo të papërballueshme për Shqipërinë”, tha 27-vjeçari. “Rumania e Bosnja, edhe pse dy skuadra të mira, nuk kanë vazhdimësi në rezultate, ndërsa Bjellorusia dhe Luksemburgu nuk janë të panjohura për ne”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›