Albert Kamy Një arsye për të jetuar dhe një arsye për të vdekur
Autori i Lajmit: Redaksia
“Një arsye për të jetuar dhe një arsye për të vdekur”, bashkë me shkrimtarin e mirënjohur francez Albert Kamy. Në 25 mars, do të mbahet një takim, që i dedikohet krejtësisht shkrimtarit francez dhe krijimtarisë së tij. Ky event do të zhvillohet në kuadër të Pranverës së Frankofonisë e cila është vetëm vazhdimi i përcjelljes së kulturës franceze në Shqipëri. Alber Kamy (Alber Camys), një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë së sotme frënge, lindi më 7.XI.1913 në Mondovi, në Algjerinë Veriore. Prindërit e tij qenë të varfër. Mirëpo, kjo nuk ishte as e para e as e vetmja fatmjerësi që e shijoi Alberi në jetë. Kështu varfëria rëndoi me tërë peshën e saj mbi familjen e tij pas vdekjes së të atit. Zemra e tij e njomë djaloshare shijoi fort herët hidhësinë që ia shkaktonin skamja dhe vdekja. Në kohën kur moshatarët e tij bridhnin nëpër fushë e livadhe pas fluturave e zogjve, ai përjetonte çaste tejet të zymta. Me gjithë krajatat e shumta të jetës, e ëma u kujdesua për shkollimin dhe edukimin e të birit. Shkollën fillore kreu në Balkar, kurse pastaj vijoi gjimnazin në Algjer. Jeta shumë e vështirë, lufta e pandërprerë për ekzistencën, fëmijëria e papërjetuar dhe mjedisi plot me kontradikta shoqërore sikur ia hapën sytë, e bënë të vetëdijshëm dhe ushtruan ndikim pozitiv mbi zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tij. Këto rrethana shpejtuan procesin e burrërimit të tij dhe i hapën perspektiva të ndritura në lëmin e artit. Alberi filloi të merret me leximin qysh herët. Librat i hapën një horizont të gjerë dhe plotësuan mungesën e jetës shpirtërore të tij. Në këtë mënyrë u zgjua mjaft herët edhe interesi i tij për letërsi. Kështu, më 1925 dramatizoi romanin “Falsifikuesit e të hollave”, që përmban një kritikë të rreptë, drejtuar kundër hipokrizisë së shoqërisë dhe borgjezisë “falsifikatores” së moralit. Më vonë ai dramatizoi edhe disa vepra të Malros e të Monterlanit. Më 1930 Kamy pësoi një fatkeqësi tjetër, ra i sëmurë nga tuberkulozi. Kjo sëmundje e rëndë e shkëputi përkohësisht nga puna dhe ndërpreu vrullin krijues të tij. Vetëm pasi u shërua plotësisht, iu përvesh përsëri krijimtarisë letrare, të cilën e pat filluar më parë. Romani i tij i fundit, titulluar “Rënia” sipas disa studiuesve shënon përsëri kthimin e Kamysë në pozitat e filozofisë së absurditetit dhe të anarkisë. Në të vërtetë, me gjithë cinizmin e jashtëm, analgjezinë dhe indiferencën, këtë roman e përshkoi vetakuza dhe larja e fajit të ndërgjegjes, e cila identifikohet me të keqen që mbretëron në botë dhe në njeriun vetë.
Pranvera Frankofone
Ambasada Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe ambasadat rumune, egjiptiane, greke, maqedonase si dhe institucionet kulturore në vend, do të sjellë aktivitete të shumta kulturore që nisin në datat 19 mars-7 prill 2010. Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë (20 mars) është rasti për të festuar frankofoninë, e ndërtuar në bazë të diversitetit kulturor, që është simboli të cilin ajo e mbron si një të drejtë fondamentale. Frankofonia ka luajtur një rol të rëndësishëm për UNESCO-n për të adaptuar Konventën mbi mbrojtjen dhe diversitetin e shprehjes kulturore, pasi shtetet që janë pjesë e kësaj konvente të bëhen partnerë të këtij organizimi. Është vokacioni i thellë i frankofonisë, që nëpërmjet gjuhës frënge në 20 mars të takohen të gjithë kontinentet dhe kulturat. “Frankofonia u ka rezistuar sprovave të kohës dhe ka ditur të rigjenerohet e reformohet duke ruajtur identitetin e saj jo vetëm falë angazhimit militant të gjithë atyre që i kanë shërbyer dhe e kanë përkrahur me besnikëri përgjatë këtyre dyzet vjetëve, por edhe falë gjuhës dhe vlerave të cilat na bashkojnë”. Me këto fjalë, sekretari i Përgjithshëm i Frankofonisë, Abdou Diouf, tregon për misionin e frankofonisë në të gjithë shtetet ku ajo përcjell kulturën dhe vlerat e gjuhës frënge. Ky aktivitet do të nisë më 20 mars me shfaqjen koncert “Korri i fjalëve”, i cili do të jepet në Cirkun e Tiranës. Për të vazhduar më tej me konferencën “Muzika dhe komunikimi”, drejtuar nga prof. Şerban Dimitrie Soreanu, i universitetit të Muzikës, Bukuresht në Akademinë e Arteve, Tiranë. “Pranvera Frankofone” do të sjellë për të gjithë frankofonët “Mbrëmje poetike franceze (në shqip), bisedë me Edmond Tupen rreth 10 fjalëve të Frankofonisë, konkurs i 10 fjalëve të Frankofonisë në Korçë. Interesant mendohet të jetë më 25 mars një homazh për shkrimtarin Albert Kamy – “Një Arsye për të jetuar dhe një arsye për të vdekur”, e cila do të mbahet në Aleancën Franceze, si dhe takimi për “Georges Brassens, njeriu, këngëtari, poeti” mbajtur nga departamenti i gjuhëve franceze, universiteti “L. Gurakuqi”, Shkodër si dhe një prezantim nga poeti Skënder Sherifi i vëllimit të tij në dy gjuhë, “I dashuruari i përjetshëm i dy gjuhëve dhe kulturave”. Shkrimtarja zvicerane me origjinë shqiptare, Besa Myftiu (pedagoge në Universitetin e Gjenevës) do të prezantojë librin “Rrëfime nga vendet e harruara”, shoqëruar prej këngëtares së muzikës xhaz Elina Duni dhe pianistit Gentian Rushi. Në programin e “Pranverës Frankofone” vihen re edhe projeksionet e filmave si: “Gjeli kokëprerë”, realizuar nga regjisori rumun Radu Gabrea , “Lufta mbaroi”, realizuar nga maqedonasi Mitko Pano, “Ujë dhe zjarr”, realizuar nga Kiro Urdin, “Misteret e Egjiptit” me Omar Shariff, realizuar nga Bruce Neibaur. Teatri, si një nga shtyllat e rëndësishme të këtij aktiviteti do të ketë pikëtakimet e tij me publikun me shfaqjet “Ishulli i të gjitha rreziqeve” nga Ann Rocard, interpretuar nga nxënësit e Liceut të gjuhëve të huaja Asim Vokshi në Tiranë, si dhe teatri në shqip “Sonte jam vetëm” nga André-Paul Antoine vënë në skenë nga Enver Petrovci, me aktorët Ilir Tafa dhe Niada Saliasi, një shfaqje që do të interpretohet në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit në Tiranë. Priten koncerte recitale nga Pascal Gallet dhe koncert i Trios Alexis Rault- Alex Beaupain - Pierre Souchon . Organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme Franceze dhe Shqiptare, “Pranvera Frankofone” do të ketë një lëvizje në shumë qytete të vendit si Tiranë, Korçë, Përmet, Shkodër, Elbasan, duke ruajtur një gjithëpërfshirje të aktiviteteve si koncerte, takime poetike, homazh për shkrimtarët francezë, teatër dhe performancë artistike.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010