Burgjet, kufizime për ushqimin, takimet e telefonatat
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Qeveria me një vendim të posaçëm ka miratuar dje rregulloren e ndryshuar të burgjeve, ku më të rëndësishme janë çështjet që kanë lidhje me takimet e të burgosurve me të afërmit, mbikëqyrja e këtyre takimeve, si dhe rastet kur i dënuari ka të drejtë të realizojë një takim pa praninë e mbikëqyrësve.
Po ashtu, në rregulloren e re është tërësisht e ndaluar transferimi i televizorëve nga njëra qeli në tjetrën dhe po ashtu mbajtja e më shumë se një televizori në një dhomë, ku qëndrojnë katër të dënuar dhe nuk lejohet mbajtja e më shumë se një frigoriferi në një dhomë të vuajtjes së dënimit. Me rregulloren e re, konsiderohen shkelje të rënda disiplinore mbajtja, përdorimi dhe qarkullimi i sendeve të ndaluara”. Po kështu, ka ndryshuar dhe rregullorja për ajrimin e të dënuarve. “E drejta e qëndrimit në ajrim në grupe me jo më shumë se 5(pesë) veta dhe kohëzgjatje deri 2 (dy) orë në ditë”, thuhet në nenin 55/2 të rregullores.
Ushqimi
Në rregulloren e re është përcaktuar qartë mënyra e ushqyerjes së të dënuarve, ndërsa e pandryshuar ka mbetur mënyra e ditës. Në qoftë se i burgosuri, për shkak të ndërgjegjes ose besimit fetar, kërkon një ushqim të ndryshëm, kjo kërkesë respektohet nga personeli i burgut, në përputhje me rregullat fetare dhe mundësitë praktike të institucionit. Në rregulloren e re përcaktohet që, sektorët e shëndetësisë, të policisë e të logjistikës janë të detyruar të përpilojnë një raport të përbashkët, të hollësishëm, për sasinë e ushqimit, të ndarë sipas kategorive të të burgosurve”. Por, një tolerim në rregullore është përcaktuar për të burgosurit e mitur, të cilët kanë të drejtë të takohen me familjarët dhe të marrin ushqim prej tyre tetë herë në muaj, ndryshe nga të rriturit që vuajnë dënimin, të cilët e gëzojnë këtë të drejtë vetëm katër herë në muaj.
Ankesat
Për të gjitha ankesat që kanë të burgosurit duke ju referuar miratimit të ndryshimeve në rregullore, me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, Komisioni i Vlerësimit të Sjelljes të të burgosurve ka në përbërje zëvendësdrejtorin e institucionit të vuajtjes së dënimit, përgjegjësin e sektorit të kujdesit social, edukatorin e grupit, specialistin e regjimit të brendshëm dhe juristin. Kundër vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Sjelljes mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve te drejtori i këtij institucioni. Ndërsa, Komisioni i Pritjes merr kontaktin e parë me të burgosurin dhe njihet me problemet, personalitetin e të burgosurit dhe nëse i burgosuri përbën rrezik për sigurinë e të burgosurve të tjerë ose të personelit, i bën të njohur atij rregullat e brendshme të institucionit, të drejtat dhe detyrat, duke i vënë në dispozicion materialet përkatëse, si dhe e informon për mënyrën e jetesës gjatë kohës së qëndrimit në institucion.
Të dënuarit, një telefonatë në muaj me familjarët
Në rregulloren e ndryshuar të dënuarit i jepet e drejta të realizojë vetëm një telefonatë në muaj me të afërmin që vuan dënimin. Ndërsa, më parë të dënuarit pajiseshin me një kartë, që zakonisht i vihej në dispozicion nga familjarët dhe mund të flisnin me familjarët përmes një telefoni fiks të instaluar në burg vetëm për këtë objektiv, ku flisnin më shumë se dy herë në muaj. Në nenin 55/1 të ligjit nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” parashikohet realizimi i bisedave telefonike, vetëm një bisedë në muaj me familjarët bashkëjetues, me kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta. Këto biseda telefonike nuk mund të përgjohen nga personeli mbikëqyrës. Përjashtimisht, biseda telefonike mund të përgjohet vetëm në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale dhe legjislacioni në fuqi për përgjimet e telekomunikimeve. Por, për të miturit ka edhe në këtë rast një përjashtim, ku të burgosurit të mitur i lejohet korrespondenca telefonike 16 herë në muaj. Por, në rregulloren e re do të ketë kufizime edhe të shumave, e të mirave materiale e i objekteve që mund të marrë i burgosuri nga jashtë. Në rregullore përcaktohet se mbikëqyrja e korrespondencës mund të realizohet, përveç asaj me funksionarët më të lartë të shtetit, deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, kompetente në fushën e drejtësisë apo të mbrojtjes të të drejtave të njeriut.
Kur i burgosuri ka konflikt
me të dënuarit e tjerë
Në rastet kur evidentohet dhe shënohet në librin e Komisionit të Pritjes se i burgosuri i sapoardhur ka konflikt apo mosmarrëveshje me të burgosur të tjerë ose ka lidhje gjinie a krushqie me personelin e institucionit, menjëherë merren masa për transferimin e tij në një institucion tjetër.
Kur shpallet gjendja
e jashtëzakonshme
Gjendja e jashtëzakonshme e institucionit mund të shkaktohet nga forca madhore, e cila paraqet një situatë natyrore të pazakontë e të paparashikuar, që vë në rrezik administrimin dhe menaxhimin e institucionit dhe mund të cenojë jetën dhe shëndetin e të dënuarve. Po kështu, kur kryhet volum i madh punimesh brenda institucionit. Gjendje e jashtëzakonshme e institucionit mund të shpallet kur krijohet një situatë e rrezikshme a që përbën një kërcënim serioz, që ndikon ose mund të ndikojë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në jetën e/apo shëndetin e të dënuarve. Por, në rregullore përcaktohen dhe të tjera situata të kësaj natyre.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010