PS: Në Kuvend, por nuk bëjmë lëshime
Autori i Lajmit: S.T
Debate të gjata për disa orë me radhë. Kjo pritet të jetë seanca e sotme plenare ku do të diskutohen nismat e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve. Kjo pas vendimit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për tu bërë pjesë e diskutimeve në seancë plenare. Madje, në mbledhjen e djeshme të grupit deputetët socialistë kanë vendosur të diskutojnë gjatë për këtë gjë duke paraqitur me detaje argumentet e tyre pro nismës, por dhe kundërshtimet për amendimet e demokratëve. Ata do të vazhdojnë ti kërkojnë Kryeministrit të heqë dorë nga qëndrimi i tij për të mos lejuar zbardhjen e plotë të asaj që socialistët e quajnë masakër elektorale. Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, theksoi se nisma e paraqitur nga socialistët është tërësisht kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me vlerësimet që i ka bërë ligjit për komisionet hetimore, Komisioni i Venecias, si dhe është në përputhje me një precedent, siç është ai i vitit 2005. Pavarësisht faktit se nisma ligjore e socialistëve është deformuar, sipas Xhafajt, nga shumica në Komisionin e Ligjeve, socialistët do të jenë në Kuvend duke kërkuar heqjen e pengesës që, sipas tij, është politike dhe jo ligjore. “Nëse na kërkohet të lëshojmë për të bërë pazare, ne deklarojmë se nuk kemi ndërmend ta bëjmë një gjë të tillë. I takon kryeministrit ta bëjë zgjidhjen, sepse i takon atij të jetë kryeiurti në këtë vend. Berisha duhet të bëjë ofertën e tij”,- u shpreh Xhafaj. Duke iu referuar debateve në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj ka pohuar se mazhoranca në asnjë moment nuk ka dashur të negociojë me opozitën, por përkundrazi, ka refuzuar në mënyrë totale nismën e saj duke mos lënë asnjë hapësirë për zgjidhjen e krizës. “Ne kemi sot një ofertë, ndërsa pala tjetër nuk ka asgjë. Nuk mund të negociohet me asgjë-në. Nëse do të kishte një ofertë tjetër, ne mund të uleshim dhe të negocionim”,- theksoi Xhafaj. Sipas deputetit socialist, në një situatë të tillë, nëse shumica nuk do të tërhiqet, atëherë lëvizja e opozitës është e qartë duke iu rikthyer protestave deri në rrëzimin e Qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010