E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: “Të përjashtohen nga eurozona vendet me probleme”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kancelarja gjermane është shprehur sërish kundër ndihmës ndaj Greqisë si dhe ka kërcënuar me përjashtim nga eurozona për të gjithë vendet që shkelin rregullat. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, u shpreh dje se dhënia e një ndihme të shpejtë Greqisë, që po lufton me problemet e saj buxhetore, nuk është zgjidhja e duhur, por duhet të luftohet problemi nga rrënjët. "Një shfaqje e solidaritetit të shpejtë nuk mund të jetë zgjidhja e duhur", sipas kancelares konservatore, e cila u shpreh përpara deputetëve gjermanë. "Përkundrazi, duhet të luftohet problemi që nga rrënjët", madje që Greqia të vendosë vetë rregull në financat e saj publike", - shtoi ajo. "Nuk duhet të japim një ndihmë të parakohshme, por të vendosim rregull në të gjitha këto, diçka tjetër do të ishte fatale", - deklaroi kancelarja Merkel.
Qëndrimi i Gjermanisë
Gjermania është e tërhequr në dhënien e një ndihme financiare për Greqinë, një opsion që po diskutohet në nivel evropian. Megjithatë, ministrat e Financave të zonës euro përcaktuan të hënën në mbrëmje vijat e përgjithshme të një plani të mundshëm ndihme për Greqinë, në rast se ajo do të ketë nevojë. Merkel u shpreh gjithashtu në favor të mundësisë së përjashtimit të një vendi nga zona euro, një mundësi që është përmendur edhe më parë nga ministri i saj i Financave, Volfgang Shäuble. “Kështu duhet të ndodhë kur nuk ka asnjë mënyrë tjetër dhe kur një vend nuk i përmbush kushtet në vazhdimësi", - deklaroi ajo. Përveç kësaj, raporti në komision Britania i bën thirrje qeverisë për të reduktuar shpenzimet qeveritare në përputhje me rregullat e BE. Në të njëjtën kohë Komisioni Evropian shpreh synimin e tij për "riorganizimin" e prejardhur të produkteve bankare të përdorura në spekulime mbi borxhin e vendeve, veçanërisht në Greqi.
Mekanizmat
Mekanizmat e Paktit të Stabilitetit Evropian, të cilat ofrojnë për vënien e sanksioneve ekonomike dhe gjoba në vendet që devijojnë nga rregulloret financiare, nuk mund të zbatohen, tha zonja Merkel, "për aq kohë sa një vend nuk mund të paguajë të holla". Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me parashikimet optimiste për reduktimin e borxhit gjatë viteve të ardhshme në shumë vende të BE-së . Brukseli ka botuar dje vlerësimet e besueshmërisë së programeve për të reduktuar deficitet në 14 vendet që kanë arritur nivele rekord për shkak të krizës globale financiare dhe ekonomike. "Në përgjithësi, shumica e 14 projekteve të ekzaminuara, supozimet e rritjes themelore, vlerësimet e buxhetit janë mjaft optimiste, çka do të thotë se rezultatet financiare mund të jenë më pak të mirë sesa të parapara”, - u shpreh Komisioni në një deklaratë.

Ky lajm është publikuar: 18/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›