Topi: “Të riinstalohet dialogu politik”
Autori i Lajmit: S.T
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i bën thirrje politikës shqiptare të gjejë dialogun. Një ditë para seancës plenare ku diskutohet nisma e socialistëve për zgjedhjet, Topi bën apel për “një riinstalim të dialogut politik". Nga Berati, pas një takimi me këshilltarët bashkiakë, Kreu i Shtetit vuri sërish theksin tek gjetja e një zgjidhjeje mazhorancë-opozitë. “Unë mendoj që demokracia në Shqipëri i ka të gjitha shanset që të bëjë progres, pavarësisht se ndonjëherë gjërat duket sikur nuk kanë rrugëdalje. Gjithmonë politika ka mundësi që mbi bazën e dialogut, të një predispozicioni për të arritur një zgjidhje në funksion të Shqipërisë dhe mbarë shoqërisë, do të dijë të gjejë edhe rrugët e bashkëpunimit. Na presin reforma përpara”, - ka thënë Kreu i Shtetit, duke nënvizuar se debatet politike të zgjatura po vonojnë zgjidhjen e krizës. Për presidentin Topi, palët në këto momente duhet të kenë lajtmotiv vetëm integrimin dhe vizat. “Duhet që njerëzit të bashkëpunojnë, sepse vërtet na presin reforma të rëndësishme në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë me konsekuencë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm, dominanti i jetës së politikës dhe i institucioneve të Shqipërisë, duhet të jetë konsolidimi i rrugës së nisur për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, - ka përfunduar ai.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010