Sejdiu në Bruksel: “Kosova vendosi stabilitetin në rajon”
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur dje një fjalim përpara ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Kosovës ka pohuar se Pavarësia e Kosovës ka sjellë një stabilitet në rajon. Presidenti Sejdiu i është drejtuar Këshillit të NATO-s dhe ka folur për progresin e arritur në Kosovë, si dhe për gjendjen aktuale politike e të sigurisë. Para nisjes, Sejdiu tha se do të njoftonte Këshillin e NATO-s me zhvillimet e përgjithshme që ka pasur në vend dhe u ka shprehur falënderime institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për angazhimet që KFOR-i dhe NATO-ja ka dhënë në Kosovë si dhe për përkushtimin e tyre për ecjen e mëtejshme. Presidenti Sejdiu ka përsëritur kërkesën e tij të mëhershme, bërë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe admiralit Mark Fitzgerald, që Kosova, qoftë edhe simbolikisht, të jetë prezente në operacionet paqësore të NATO-s, në mjediset ku ata janë. Përkundër vështirësive objektive të kohës, presidenti tha se besonte që do të mund të bëhen lëvizje të mira në këtë drejtim. Gjatë kësaj vizite, presidenti Sejdiu është shoqëruar nga ministri i FSK-së, Fehmi Mujota.
Vizita
“Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 65 vende demokratike anekënd globit. Gjatë këtyre dy viteve të pavarësimit, Kosova ka arritur ti ndërtojë institucionet e saj demokratike: Kushtetutën dhe ligjet, Gjykatën Kushtetuese, Agjencinë e Inteligjencës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjitha i ka bërë në përputhshmëri të plotë me Pakon e Ahtisarit, me të drejta të garantuara për komunitetet pakicë. Me këtë Kosova ka arritur ti hedhë poshtë gjithë prognozat e këqija që dolën para pavarësimit të vendit. Ka arritur të mbajë stabilitetin e përgjithshëm në vend dhe të bëhet faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon”, - tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një adresimi që pati dje për ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior në Bruksel. Ai gjithashtu theksoi se Kosova tashmë nga mesi i vitit 2009 është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore, një anëtarësim ky që është përkrahur edhe nga shumë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit, dhe që i ka hapur vendit tonë shumë perspektiva zhvillimore.
Deklarata
Ai gjithashtu përkujtoi se Kosova është në proces të anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Presidenti Sejdiu tha në vijim se gjatë periudhës së funksionimit si shtet i pavarur, Republika e Kosovës ka arritur të dëshmojë para botës se pavarësia e saj ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon, duke u dëshmuar me politikën e saj të fqinjësisë së mirë jo vetëm si faktor i rëndësishëm i paqes, por edhe si një katalizator i marrëdhënieve më të mira në mes vendeve të rajonit. Ai tha se politika e fqinjësisë së mirë e Kosovës ka gjetur mirëkuptim të plotë të vendeve fqinje, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, me të cilat tashmë vendi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme, siç ka marrëdhënie shumë të mira edhe me vendet e rajonit, si me Kroacinë, me Slloveninë dhe me Bullgarinë. Presidenti Sejdiu theksoi se me këto vende janë nënshkruar marrëveshje bilaterale në shumë fusha, si në bashkëpunimin ndërkufitar, në polici, ekonomi, tregti, arsim e fusha të tjera.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010