E Diel, 1 Nëntor 2026

Alberto Bevilacqua hap panairin

 

Një nga romancierët më të njohur italianë, Alberto Bevilacqua, hap edicionin e 11-të të Panairit të Librit “Tirana 2008”. Panairi i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të mbahet më 14-18 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në një hapësirë prej 5000 m2. Sipas organizatorëve këtë vit do të marrin pjesë 160 shtëpi botuese, të cilët do të paraqesin rreth 50 mijë tituj librash, prej të cilëve 1500 janë titujt e rinj të botuar në hapësirën mbarëshqiptare. Gjatë 6 ditëve të panairit janë parashikuar të zhvillohen 120 takime promovuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›