E Diel, 1 Nëntor 2026

Trofeu i “Fokus 2008” shkon në Kosovë

 

Një fotografi nga Kosova, shpallet si më e mira, në edicionin e tretë të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Fokus”, e cila u zhvillua në Fier. Besart Gerguri nga Kosova u shpall fitues i këtij edicioni me foton “Ajo mund të flasë”. Çmimi i dytë u fitua nga Darko Stanimirovic nga Serbia me foton “Pylli i mallkuar me lule”, ndërsa çmimin e tretë e meritoi fotografja shqiptare Brilanta Kadillari me foton “Gardëroba”. Ashtu siç ishte premtuar prej organizatorëve në edicionin e parë të konkursit “Fokus” të fotografisë, muaji nëntor, do të shndërrohej në muajin e fotografisë artistike, duke tentuar një shkallë më të lartë këtë zhanër të artit pamor. Morën pjesë rreth 90 konkurrentë, të cilët u përzgjodhën nga një komision, në përbërje të së cilit ishin artistë, si: Albes Fusha, Osman Demiri etj. Prej tyre mundën të konkurronin 68 fotografë nga Shqipëria, Italia, Serbia, Maqedonia, Kosova, Belgjika, USA, Spanja, Kanadaja, Turqia, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›