Vlorë, lojra fati të jashtëligjshme, 21 persona ndiqen penalisht
VLORË- 21 persona në Vlorë dhe Sarandë janë dërguar për ndjekje penale për organizim të paligjshëm të lojrave të fatit. Bëhet fjalë për një operacion dy javor të sektorit të krimit financiar dhe Prokurorisë së Vlorës, nën siglën “Jackpot 2012”, mbi bazën e të cilit janë goditur 21 pika të lojrave të fatit, në lagjet e qytetit të Vlorës, në Selenicë, në qytetin e Sarandës dhe në Ksamil.
Policia konfirmon se janë sekuestruar kazino, pajisje elektronike, si dhe shuma parash të gjendura në këto paisje. Sipas policisë, dëmi i shkaktuar shtetit nga mospagimi i detyrimeve financiare në organet tatimore llogaritet në qindra mijëra dollarë në një muaj. Në njoftimin për shtyp të policisë gjithashtu deklarohet se operacioni do të vijojë në zbulimin e pikave të tjera të paligjshme të lojrave të fatit.
(el.me/news24/BalkanWeb)