"Albpetrol", 24 mln lekë për Gërdecin
Kompania e naftës "Albpetrol" ka vënë 24 milionë lekë në dispozicion të banorëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit. Vendimi është marrë në një mbledhje të zgjeruar të kësaj kompanie. Kreu i kompanisë "Albpetrol", Ylli Gjoni, theksoi se ndihma e dhënë në kuadrin e nismës së marrë në të gjithë vendin për tragjedinë e Gërdecit, u arrit të merret nga të ardhurat e vendburimeve të naftës. Fatmirësisht kjo shumë u la mënjanë nga mbiprodhimi i kësaj kompanie, duke mos e prekur fondin rezervë. Drejtuesit e ndërmarrjeve në varësi të "Albpetrolit" kanë dhënë gjithashtu ndihmesën e tyre në favor të të prekurve nga tragjedia.