E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden granata, policia në alarm

Gjetja e disa bombave ofensive në një nga lagjet e qytetit të Fierit ka vënë në lëvizje policinë gjatë mbrëmjes së të enjtes. Një grup fëmijësh që luanin pranë një bunkeri në lagjen "8 Shkurti" të qytetit, kanë parë disa bomba të shpërndara. Ata kanë sinjalizuar prindërit dhe këta të fundit policinë. Burimet policore saktësuan se në bunker ndodheshin katër granata dore. Në këtë bunker nga policia është lënë një grup pune deri në mbërritje të ekspertëve nga Elbasani, ndërkohë që të tjera grupe kanë nisur dje aksion në lagje të tjera për të kontrolluar për armë në të gjitha skutat e lagjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›