Korçë,fshati Zëmblak rrezikohet nga një shkëmb
Banorët e fshatit Zëmblak të Korçës jetojnë me frikën e vdekjes nga gurët që shkëputen nga një shkëmb në afërsi të shtëpive. Një gur i madh, që llogaritet të peshojë rreth 4 tonë, rrezikon të rrokulliste drejt banesave. Shkëmbi mbahet vetëm nga një pllakë, që banorët e kanë vënë për të penguar rrëzimin, por kjo nuk i ka shpëtuar ata nga frika. Banorët thonë se shteti ndërhyn vetëm pasi tragjeditë janë konsumuar, siç ndodhi në Gërdec të Tiranës. Në më shumë se tre vjet, apeli i banorëve të Zëmblakut nuk është dëgjuar nga specialistët. Së fundi ka rezultuar se rreziku është bërë edhe më i madh, pasi gurët që mbanin shkëmbin e madh janë hequr nga firma ndërtuese që ndërtoi autostradën e Kapshticës. Fatos Hysaj, baba i tre fëmijëve tregon se si gurët e shkëmbit i janë afruar shtëpisë së tij duke i vënë në rrezik për jetën. Ai thotë se nuk mund të largohet nga fshati vetëm për faj të një shkëmbi që i qëndron mbi kokë. Apeli që kanë bërë banorët prej tre vjetësh, vetëm një ditë më parë ka rënë në vesh të autoriteteve vendore. Të trembur nga tragjeditë që kanë ndodhur gjatë muajit marsm, ekspertët jan ëvën ënë lëvizje. Një grup specialsitsësh është ngritur me urgjencë nga prefektura për të vlerësuar sa më parë këtë rast. Shefi i emergjencave civile në Korçë, Dhori Çekrezi, ka mbledhur menjëherë ekspertët, të cilët një ditë më parë bënë edhe vlerësimin e situatës në trerren. Çekrezi ka thënë në një takim se në kët vend ekziston vërtet rreziku për banorët. Sipas tij do të hartohet një preventiv dhe do të bëhet edhe projekti për ndërhyrjen në shkëmbin e Zëmblakut.