E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dora e Ngrohtë", jep 20 mijë euro

Shoqata Kombëtare Humanitare "Dora e Ngrohtë", me qendër në Tepelenë dhe me veprimtari të shtrirë në të gjithë vendin, ka dhuruar dje në qendrën e strehimit të familjeve të dëmtuara nga katastrofa e Gërdecit në konvaleshencën e Durrësit, ndihma materiale që kapin vlerën e 20 mijë eurove. Kryetari i kësaj shoqate, Gjon Dervishi, tha se kjo shoqatë, në bashkëpunim edhe me disa shoqata të tjera humanitare, me subjekte të biznesit dhe institucione të qeverisjes vendore, ka mundur të grumbullojë një sasi të madhe ndihmash materiale. Shoqata "Dora e Ngrohtë", e krijuar më 1993-shin, ka një veprimtari të dendur humanitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›