E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, predhat panik në një shkollë

Rreth 200 nxënës të shkollës nëntëvjeçare të fshatit Karinë, 10 km larg qytetit të Peqinit, janë përfshirë nga paniku dje dhe kanë braktisur mësimin. Në afërsi të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë gjetur tetë predha luftarake të kalibrit të mesëm. Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 10:00, disa banorë të fshatit Karinë, duke punuar tokën në afërsi të shkollës, kanë gjetur disa predha luftarake të paplasura, kalibri i të cilave nuk është përcaktuar ende. Njësitë e specializuara të policisë kanë bërë zhvendosjen e predhave, që janë çuar në një pikë të afërt të grumbullimit të armëve, në Peqin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›