E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Kushti i BE për Serbinë, është njohja e Kosovës

BEOGRAD- Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron për B92 se Serbia nuk do të bëjë progres deri në mars për të marrë anëtarësimin në BE. Shkak për këtë, deklaroi ai sot në Beograd është kushti “për të njohur pavarësinë e Kosovës”

Daçiç u shpreh se, “Nuk duhet të gënjejmë njëri-tjetrin dhe as të tregojmë përralla. Kjo është ajo që na kërkohet”.

Sipas tij, presidenti serb Boris Tadiç do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat nëse do të kishte pranuar përfaqësimin rajonal të Kosovës. Daçiç akuzoi gjithashtu Komunitetin Ndërkombëtar se ka tradhtuar pritshmërinë e qytetarëve serbë.

“Kemi bërë gjithçka që na është kërkuar, hoqëm qafe Millosheviçin. Atëherë askush nuk e përmendte çështjen e Kosovës, ndërsa 11 vjet më pas nuk mund të bëhemi as kandidatë. Kë duhet të dërgojmë në në Hagë? –tha Daçiç.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›