E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia nderhyn ne uljen e cmimeve

Ngritja e çmimeve në prag të festave të fundvitit ka qenë një problem shqetësues i mbartur në vite. Në takimin që kreu i Bashkise së Tiranës pati disa ditë më parë me përfaqësues të biznesit dhe tregtarëve që operojnë në qytetin e Tiranës, iu kërkua që Bashkia e Tiranës të ndërhyje që Drejtoria e Doganave të mos përsërisë fenomenin e zhdoganimit në mënyrë të diferencuar pasi kjo ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve.
Tre ditë më pas, Drejtoria e Përgjithsme e Doganave nxjerr një urdhër ku degët doganore duhet t’i japin përparësi absolute zhdoganimit të fruta-perimeve dhe mallrave të tjerë ushqimore.
Strukturat monitoruese të Drejtorisë së Përgjithshme të doganave të monitorojnë me rigorozitet zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdher u dergohet degeve doganore, drejtorive rajonale, departamentit operativ hetimor, departamentit teknik me qellim pershpejtimin e procedurave doganore dhe reduktimit ne maksimum te koheqendrimit te kesaj kategorie mallrash me dogane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›