E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, atentat me granatë dhe armë, 2 të vdekur, 25 të plagosur

LIEGE- Dy persona të vdekur dhe 25 të tjerë të plagosur, është bilanci paraprak i një shpërthimi granate dhe të shtëna armësh të ndodhur mesditën e sotme në Liege të Belgjikës. Burime të ndryshme raportojë se njëri nga atentatorët ndodhet mes të vdekurve.

Sipas rrjetit britanik BBC, disa burra hodhën granata dhe hapën zjarr ndaj një turme me njerëz në një stacion autobusi në qendër të Belgjikës.

Zëra njerëzish që ulërijnë të frikësuar dëgjohen në vendngjarje, ndërkohë që në stacionin e autobuzit ku ndodhi shpërthimi shihen gjurmë gjaku.

BBC raporton se ende vijonë të dëgjohet shtëna, ndërkohë që asnjë grup nuk i ka marrë përsipër shpërthimet.

Autoritet e policisë së Belgjikës kanë rrethuar gjithë zonën.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›