PDK: Policia manipuloi faktet e Aleks Kekës
Partia Demokristiane dhe familjarë të Aleks Kekës akuzojnë policinë se ka manipuluar me emrin e ish-drejtuesit të kësaj partie. Deklaratat kanë ardhur një ditë pas dëshmisë së të penduarit të bandës së Durrësit nga familjarët dhe partia ku Keka bënte pjesë. Ish-kreu i PDK-së në Shkodër mbeti i vrarë pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ndërkohë që dëshmia e një të penduari të bandës së Durrësit ka nxjerrë në skenë emrin e Aleks Kekës. Familjarët e Kekës kanë reaguar një ditë pas deklaratës së një të penduari të bandës së Durrësit, duke i cilësuar ato si shpifje të ulëta nga ana e policisë. Aleks Keka, kryetar i Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, humbi jetën pas një shpërthimi në makinën e tij, ndërsa po udhëtonte në aksin rrugor Koplik-Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mëngjesit. Nga eksponentë të Partisë Demokristiane, vrasja e kreut të PDK në Shkodër u cilësua si vrasje politike dhe sulm terrorist.