“Albtelecom”: Ja pse hodhëm në treg kartat me parapagim
• “Hedhja në treg e kartave me parapagim ditët e fundit është bërë pasi kartat e mëparshme nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e performancës së “Albtelecom”, këtë sqaruan dje drejtues të këtij institucioni.Sipas tyre, në këto kushte “Albtelecom” ka kërkuar alternativa më të mira në lidhje me furnizimin e kartave dhe ka arritur me sukses të sigurojë kontratë për furnizimin e këtyre kartave me kushte dhe cilësi më të mirë. “Me qëllim testimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë së kartave, një kampion kartash është testuar. Brenda disa javësh “Albtelecom” do të ketë mjaftueshëm sasi të këtyre kartave dhe ky problem i përkohshëm do të jetë zgjidhur në mënyrë të përhershme”, sqarojnë drejtuesit e kompanisë. Nga ana tjetër, ata i kanë kërkuar ndjesë të gjithë abonentëve për këtë shqetësim të trashëguar nga e kaluara.“Në të njëjtën kohë “Albtelecom” dëshiron të shprehë vendosmërinë e tij për prezencën në tregun shqiptar në lidhje me përhapjen e rrjetit telefonik, me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor dhe konkurrues, duke përfshirë dhe investimet e tij në fushën e broadband, siç është ADSL”, cituan drejtuesit.