E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Strabag”, pjesë e tregut shqiptar

• Kompania “Strabag”, që mori pjesë në tenderin e rrugës Durrës-Kukës, një ndër kompanitë më të mëdha gjermane në botë ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë ndërtuese shqiptare “Engineering 2” sh.p.k.Kjo firmë deri në 2006-ën ka pasur të ardhura vjetore deri në 19 milionë euro dhe ka të punësuar 230 punonjës. Administratori i saj, Ilir Trebicka, sipas kompanisë “Strabag”, ka mbajtur 49% të aksioneve të kompanisë që drejton. Gjithçka e bën me dije revista “Forbes”, një prej revistave më të mëdha ekonomike në të gjithë botën. Sipas të dhënave të kësaj reviste, me rreth 60.000 të punësuar kompania “Strabag” qarkullon në financat e saj rreth 11 bilionë euro në vit. Ajo operon në shumë vende të botës dhe vitet e fundit ka nisur bashkëpunimin edhe me ato të Evropës Lindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›